Tenis- SHBA Federer luan perballe Vavrinkes

Në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, turneu i tenisit arriti tashmë në gjysmëfinale. Aty do të përballen dy zviceranë si Rozher Federer dhe Stanislav Vavrinka, të cilët kaluan pengesat çerekfinale. Bëhet fjalë për një dyshe që fitoi së bashku medaljen e artë olimpike.
Federer, numri 1 i botës, mposhti amerikanin Mardi Fish në dy sete, me rezultatin 6-3 e 7-6, ndërsa në momente të caktuara luajti tenis të nivelit të lartë.
Vavrinka ia doli me vështirësi ndaj kanadezit Millosh Raoniç, veçse pas 3 seteve: 2-6, 7-6, 6-4.
Federer u shpreh pas fitores së tij se ishte diçka e veçantë për të që po luante ndaj Vavrinkës në gjysmëfinale. “Ai është një shok shumë i mirë dhe me të unë fitova një medalje ari olimpike, - u shpreh numri 1 i botës, - Stan e ka pasur të vështirë këto kohë, por shpresoj që të kthehet në formën e dikurshme. Do të jetë një ndeshje e bukur”.
Numri 2 i botës, Novak Gjokoviç, kaloi pa probleme kroatin Marin Çiliç, të 12-in në renditjen botërore, duke i fituar dy setet me rezultatet 6-3 e 6-2. Rruga e tenistit serb ka qenë tepër e thjeshtë deri tani, pasi në turin e tretë u tërhoq Nikolaj Davidenko, ndërsa në gjysmëfinale ai do të luajë ndaj argjentinasit Huan Martin Del Potro.
“Nuk mendoj për hakmarrje ndaj tij, - u shpreh Gjokoviç, - i tillë është sporti, fiton ose humb. Ai është një luftëtar i vërtetë, shumë i talentuar. Luajta ndaj tij për një medalje dhe humba, shpresoj që këtë herë të fitoj”.
Del Potro e mundi Gjokoviçin në ndeshjen për medalje bronzi në Londër 2012 dhe po ashtu fitoi në gjysmëfinalen e Kupës Dejvis pasi Novak u dëmtua. Argjentinasi mundi në çerekfinale francezin Zheremi Shardi, të papriturën e këtij turneu, duke fituar lehtësisht 6-1 e 6-3.