E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja emra te rinj me Maqedonine

Perfaqesuesja kuqezi pritet te shfaqet me disa risi ne perballjen miqesore ndaj Maqedonise ne Korce me 17 nentor. Disa jane te detyruara e disa te tjera zgjedhje te trajnerit Kuzhe. Ndryshimi fillon qe nga porta ku Beqaj i demtuar i le vendin Orges Shehit. Shehi shihet si portier i dyte edhe ne eliminatoret e Euro 2012-s ndersa numri 1 do ti besohet Samir Ujkanit. 22-vjecari eshte ne pronesi te Palermos por aktivizohet me Novaren ne Serine B ku po shkelqen me paraqitjet e tij ne kete sezon. Nderkohe nje tjeter risi eshte edhe mesfushori i Kievos Ledian Memushaj 23-vjecari qe debutoi se fundi me ekipin veronez ne Kupen e Italise. Pritet qe ne skuader te rikthehet edhe sulmuesi i Vorskla Poltaves ne Ukraine Ahmed Jonuzi si dhe kapiteni Altin Lala i cili ka lene pas demtimin ne gju.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›