Shqipëria njeh rivalët në "Peskara 2009"
Shqipëria ka njohur kundërshtarët për sportet në
skuadër, për Lojërat Mesdhetare Peskara 2009. Në
Universitetin "Gabriele D‘Annunzio" të Kietit, u hodh shorti
për ekipet pjesëmarrëse në evenimentin që zhvillohet
nga 25 qershori deri më 5 korrik. Përfaqësuesja e
futbollit, e cila do të drejtohet nga Artan Bushati, do të
luajë në Grupin D, së bashku me Spanjën dhe Tunizinë.
Dy skuadrat e para në katër grupe kualifi kohen në fazën
pasardhëse. Më e ashpër "lotaria" për Kombëtaren e
basketbollit. Skuadra e meshkujve ndodhet në Grupin
B, me Italinë, Turqinë, Malin e Zi dhe Libinë, ndërsa ajo
e femrave në Grupin A, me Italinë e Kroacinë. Shqipëria
e volejbollit për femra do të luajë në Grupin A së bashku
me Greqinë, Turqinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në anën
tjetër, pas shortit meshkujt e rrjetës e shohin vetën në
Grupin B, ku ndodhen edhe Spanja, Turqia, Mali i Zi dhe
Tunizia. Në hendboll, kuqezinjtë përfaqësohen vetëm
me ekipin e meshkujve, ku do të luajnë në Grupin A me
Francën, Algjerinë, Slloveninë e Serbinë.