E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kombëtarja jonë na bëri shumë krenarë”, njihuni me shqiptaren që priti kuqezinjtë në Dyseldorf

Shqipëria u largua nga Euro24, por iku me kokën lart. Edhe pse gjithë këto ditë Dyseldorfi u “vesh” në ngjyrat kuqezi, sot jo më nga tifozët e Kombëtares, por nga Dita e Shqiptarëve që po zhvillohet në këtë vend për herë të parë, një aktivitet i organizuar nga bashkia e këtij qyteti.

Në një lidhje skype për “Jetë Shqiptare” në RTSH, mësuesja e gjuhës shqipe në Dyseldorf Mimoza Sulellari së bashku me gazetarin sportiv Dëfrim Methasani kanë ndarë momentin për takimin me futbollistët e Kombëtares dhe emocionet që ato kanë ofruar deri në minutën e fundit që luajtën për Euro24.

 “Jam me fat se çdokush do donte që takonte Kombëtaren dhe jam shume e lumtur për këtë mundësi mu dha. Kur flasim për Kombëtaren unë bëhem shume tifozë dhe na ka bërë shumë krenare edhe pse nuk fituam. Jemi futur ne rekordin e golit më të shpejtë dhe kjo është një arritje e madhe. Jam këtu prej 22 vitesh, por gjatë EURO24 gjermanët kanë krijuar një opinion shumë të mirë për shqiptarët dhe kanë lavdëruar tifozerinë tonë. Sot po zhvillohet Dita e Shqiptarëve për herë të parë nga bashkia në Dyseldorf”, tha Sulellari.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›