Skemë mashtrimi me kontratat e energjisë në Itali, SPAK: 3 prej tyre vepronin në Shqipëri

Zbardhet një skemë mashtrimi ndaj shtetasve italianë që behej përmes call center-ave që vepronin në Itali dhe në Shqipëri. Në këtë skemë mashtrimi qytetarët në Itali mashtroheshin për të lidhur kontrata të energjisë elektrike dhe gazit, duke përdorur të dhënat e tyre të marra përmes mashtrimi kibernetik dhe firmosu kontrata në emër të tyre me firmë të falsifikuar.
Në hetimet e nisura nga autoritet italiane në Milano ka bashkëpunuar edhe SPAK, ku në 35 objektiva që kryhej mashtrimi, 32 ndodheshin në Itali dhe 3 në Tiranë.
Aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës, 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjetike dhe të call center-ave.
Skema e mashtrimit
Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.
Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.
Nisja e hetimeve
Hetimet zgjatën për rreth 1 vitë e gjysmë, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.
Viktimat fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.
Gjatë hetimeve u identifikuan rreth 1000 viktima të tjera, të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale.
Sekuestrimet
Në një call center u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse si dhe u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.
Gjithashtu u sekuestruan kompjuter, servera dhe pajisjeve të specializuara teknologjike.
/rtsh.al/