Kombëtarja luan në terr, ekipi shirit të zi në krah
TIRANE- Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 19.00 miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit Xhani De Biazi. Në stadiumin "Calle Payaso Fofo 1", të Rajo Vajekanos, në Madrid, kuqezinjtë do të përballen ndaj ekipit modest të Katarit, në një ndeshje ku trajneri italian kërkon të provojë një pjesë të mirë të futbollistëve të rinj që kanë shkëlqyer këtë sezon. Kombëtarja shqiptare do të luajë me shirit të zi në krah për shkak të tragjedisë së djeshme në Himarë, ku vdiqën 12 studentë në një aksident, ndërsa përpara takimit do të mbahet edhe një minutë heshtje. Ndërkohë, mungesat e shumta e detyrojnë trajnerin Xhani De Biazi, të hedhë në fushë një formacion eksperimental, ku gjithsesi, Erjon Bogdani do të jetë titullari i sulmit. Një shenjë se tekniku kuqezi kërkon ta fitojë ndeshjen, për të harruar disi shijen e humbjes në Gjeorgji. Megjithatë, formacioni i kombëtares ka probleme të shumta në këtë takim, që nisin me mungesat e krahëve. Gjergji Muzaka, Odise Roshi dhe Kristi Vangjeli nuk janë të disponueshëm, ndërkohë që në mbrojtje pritet të luajë Ansi Agolli. Burime nga kampi i përfaqësueses në Madrid kanë bërë të ditur se shumë gjëra janë ende sekret përsa i përket formacionit, pasi edhe vetë De Biazi nuk duket shumë i vendosur. Në këtë mënyrë, gjithçka do të vendoset në momentet e fundit. Trajneri u ka lënë të kuptohet lojtarëve se në këtë ndeshje duhet të fitojnë, ndërkohë që ka deklaruar se miqësorja me Katarin dhe ajo me Iranin do të jenë testet e fundit që futbollistët të kenë shansin t'i mbushin atij mendjen. Ndaj Katarit megjithatë nuk pritet të ketë shumë probleme, pasi kundërshtari, megjithëse ka fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, mbetet ende shumë modest në futboll.
TRANSMETIMI
Një nga çuditë e takimit të sotëm, është fakti se ai nuk do të transmetohet në televizion, duke privuar kështu tifozët nga ndjekja e kombëtares. Një gjë e tillë ka ndodhur jo për faj të operatorëve televizivë, por për shkak se çmimi i caktuar për të drejtën televizive të kësaj sfide, ka qenë vërtet shumë i lartë, 40 mijë euro. Kjo ka bërë që askush prej televizioneve të mos afrohet për të transmetuar një ndeshje që nuk ka kurrfarë rëndësie përsa i përket rezultatit. Në fakt, kjo është miqësorja e dytë, pas asaj me Maqedoninë në muajin nëntor, që nuk transmetohet live në televizion. Në të dy rastet, çmimet e vendosura nga organizatorët e ndeshjeve kanë qenë vërtet të kripura, për më tepër që në lojë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Miqësorja do të luhet në stadiumim 15.500 vendësh të Rajo Vajekanos, në Madrid. "Katari është rritur shumë vitet e fundit në futboll, kështu që nuk duhet ta nënvlerësojmë, - u shpreh trajneri Xhani De Biazi. - Këto dy ndeshje janë ndoshta të fundit ku ne do të eksperimentojmë, pasi na duhet të ndërtojmë skuadrën për eliminatoret e Botërorit", tha më tej trajneri i Shqipërisë.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)