Ronaldo del hapur: Synojmë Evropianin
MADRID - Të fitojmë Europianin është e mundur, i kemi shkuar shumë pranë në 2004-tën, përse të mos e provojmë sërish? Kristiano Ronaldo ka treguar dje synimet për kampionatin europian që do të zhvillohet në Poloni e Ukrainë, duke thënë se është i bindur që Portugalia do t'i shkojë deri në fund edhe pse është në një grup ferri me Holandën, Danimarkën dhe Gjermaninë.
"Është grupi më i fortë nga të gjithë, - thotë sulmuesi i Realit të Madridit. - Do të përballemi me holandezët, që janë nënkampionët e botës dhe me gjermanët, që ishin finalistë të Europianit të fundit. Do të debutojmë kundër Holandës, por kjo më pëlqen, pasi më mirë të ndeshesh me holandezët sesa me Italinë, që mbrohet me të gjithë futbollistët pas topit. Imagjinoj që ndeshja e parë do të jetë shumë e hapur për ne. Jemi në një grup tepër të vështirë, por jam optimist. Ndaj Holandës duhet të kemi kujdes nga futbollistë si Roben ean Persi. Pastaj është Gjermania, një kombëtare e madhe dhe e vështirë për t'u mundurpor me lojën tonë mund t'ia dalim. I respektojmë shumë gjermanët, por mund t'i mposhtim. Gjithsesi, nuk jemi ne favoritët për të fituar Europianin. Mendoj se ky rol u takon skuadrave si Spanja, Holanda, Gjermania, por edhe Italia", deklaroi më tej ylli i Portugalisë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)