FIFA heq bllokadën për Kosovën
NION- Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, i ka hequr bllokadën përfaqësueses së Kosovës, duke i lejuar asaj të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësueset e huaja. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, në mbledhjen e së hënës, ka aprovuar kërkesën e kreut të FIFA-s, Sep Blater, që Kosovës t'i lejohet të zhvillojë miqësore, gjë që e kishte të ndaluar nga vetë kjo trupë që nga vera e vitit 2008. Me përjashtim të tetë anëtarëve të Konfederatës së UEFA-s, që janë pjesë e Komitetit Ekzekutiv 24-anëtarësh të FIFA-s, gjithë të tjerët kanë përkrahur kërkesën e Blaterit dhe të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar vetëm të martën përmes një komunikate të postuar në uebfaqen e FIFA-s. "Komiteti Ekzekutiv ka dhënë aprovimin e vet për anëtarët e FIFA-s që të luajnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me nenin 79 të statutit të FIFAs", thuhet në komunikatën zyrtare. "Ishte vetë Blater ai që i kërkoi Komitetit që të trajtonte këtë çështje dhe vetëm njëra prej konfederatave shprehu mosaprovim", deklaroi sekretari i përgjithshëm Zherom Valke, sipas "Associated Press" të martën. Sipas tij, ishin anëtarët e deleguar nga UEFA në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s që tentuan të pengojnë çështjen e Kosovës, por ata ishin të pafuqishëm në panelin prej 24 anëtarëve.
"Kjo nuk është një pranim i Kosovës si shtet, por pranim i faktit se në këtë shtet luhet futbolli. Kjo i jep më shumë besueshmëri Kosovës dhe FIFA-s. Kosova ishte e shqetësuar se futbollistët kosovarë po iknin të luanin me shtete të tjera", shtoi Valke. SERBIA Në të vërtetë, UEFA edhe si të tij kreu i FIFA-s, Blater. Ai ditë më parë i nisi një letër kreut të FFK-së, Fadil Vokrrit, duke e siguruar se këtë çështje do ta çojë vetë deri në fund. Dhe kështu u bë. Vendimi është festuar të martën në zyrat e FFK-së. Ndërkohë, në Beograd zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë reaguar ashpër, duke e quajtur "vendim të pambështetur në Statut" dhe kanë paralajmëruar ankesë dhe takime direkte për të mërkurën me krerët e UEFA-s Mishel Platini dhe të FIFA-s, Sep Blater. "Vendimi i KE të FIFA-s, i marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura dhe pa kurrfarë konsultimesh me UEFA-n dhe Federatën e Serbisë, është plotësisht i pambështetur në Statutin e FIFA-s.
Për këtë, të mërkurën në Budapest, kemi kërkuar takime urgjente me Platini dhe Blater. Tek ata do të insistojmë që ky vendim i KE të FIFA-s të anulohet, sepse është i padrejtë dhe mund të sjellë pasoja afatgjata për gjithë rajonin", thuhet në komunikatën e Federatës Serbe të Futbollit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)