E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja me dy sulmues

Trajneri i Kombetares Shqiptare Josif Kuzhe ka deklaruar 1 dite para ndeshjes me Luksenburgun se do te luaje me dy sulmues dhe do trsquoi besoje Gjergj Muzakes qe nga minuta e pare.

Avantazhi qe te jep nje ndeshje ne shtepi dhe fakti qe kundershtari modest luan ne mbrojtje ka detyruar Kuzhen te sulmoje qe nga minuta e pare.

Mendimi im eshte te luajme me dy sulmues me Muzaken djathtas dhe me Skelen pas dy sulmuesve te kemi kater lojtare ne zonen e golit. Nese nuk do fitojme ndaj Luksenburgut kjo do te jete tre hapa prapa per ne. Ka ndryshim mes nje ndeshjeje qe luhet jashte dhe nje ndeshjeje ne shtepine tende prandaj kam vendosur te luaj me Skelen dhe Muzaken si mbeshtetes te sulmit. Une besoj tek Skela dhe mendoj se ai mund te luaje per 90 minuta por nese do jete i nevojshem nderrimi i tij ne do te nderhyjme shprehet Kuzhe.

Lorik Cana nje nga shtyllat e perfaqesueses tone pohon se nuk ka vend per eufori pas atij rezultati pozitiv te marre ne Rumani. Nuk kemi ne luks per te qene euforike. Kombetarja ka nisur nje edicion te ri me nje brez tjeter dhe padyshim qe duhet shume kohe per te arritur rezultate pozitive. Eshte permiresuar mentaliteti edhe deshira qe lojtaret te japin gjithcka shton Cana.

Ashtu si para ndeshjes me Rumanine edhe perballe Luksenburgut trajneri Kuzhe ka dilema persa i perket formacionit baze. Pikepyetja me e madhe e tij eshte serish Klodian Duro nese mesfushori do te jete qe nga minuta e pare ne fushe apo ne vend te tij do te luaje me dy mesfushore-mbrojtes Lila-Bulku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›