Kombetarja ndeshja ne -10 grade

Sot në mbrëmje përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e saj të
parë me Norvegjinë një kundërshtar i yni në grupin eliminator, por që
ende nuk jemi përballur, ndryshe nga kundërshtarët e tjerë.
Në një temperaturë -10 gradë sot në Oslo kuqezinjtë do të përpiqen të bëjnë ndeshjen e tyre që vlen sa sezoni dhe sa objektivat e këtyre eliminatoreve.
Sa i përket formacionit duket se pak gjëra kanë ndryshuar. Si gjithmonë në portë do të jetë Etrit Berisha dhe përpara tij katërshja mbrojtëse mbetet e njëjtë Dallku, Cana, Mavraj dhe Agolli. Përpara mbrojtjes debuton me kuqezinjtë lojtari i Torinos Migjen Basha, i lejuar nga FIFA për të veshur fanellën tonë vetëm dy ditë më parë. Përkrah tij është i përhershmi Bulku, ndërkohë që në krahët e mesfushës janë Lila dhe Roshi. Sa i përket sulmit sërish do të kemi një eksperiment, nëse mund ta quajmë kështu, nga minuta e parë do të jetë dyshja Salihi-Cani.
Tashmë kuqezinjtë e kanë një fizionomi dhe një emër, jo më si skuadër aq e vogël. Por për të parë se deri ku do të arrijmë na duhet të presim këto 90 minuta, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejtë në HD nga paketa SuperSport e platformës Digitalb nga ora 19:00.