E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja ne Danimarke, per mrekulline

Aranit Muraci

Kombetarja shqiptare, pas lojes se dobet dhe humbjes qe i shkaktoi Hungaria, me 28 mars ne "Qemal Stafa", do te perpiqet qe te rregulloje imazhin, ndaj nje kundershtari me te forte, edhe pse ne kete rast nuk do te kete tifozet ne anen e saj. Shqiperia, serish do te jete pa portierin kryesor Arjan Beqaj qe eshte i demtuar, si dhe mungon mesfushori, Lorik Cana, per arsye kartonesh. Trajneri holandez Ari Han, synon gjithsesi qe te ndale danezet, edhe pse ata shihen si favorite te padiskutueshem. Veterani i kombetares sone, Ervin Skela eshte shprehur pas mberritjes se kombetares sone ne Danimarke, se synimet jane qe te arrihet nje rezultat pozitiv. 32-vjecari kuqezi do te jete organizatori i lojes sone ne Danimarke. Mediat daneze nenvizojne se Ervin Skela eshte i dalluar ne organizimin e lojes se Enerxhi Kotbiusit, ne Bundesligen gjermane dhe se i ka aftesite e duhura, per te vene ne prove mesfushen kundershtare. Skela eshte shprehur se pas humbjes me Hungarine, kombetarja shqiptare synon me te miren ne Danimarke. "Shqiperia ka siguruar rezultate pozitive, perballe kundershtareve te forte, madje edhe ne eliminatoret e ketij boterori", - eshte shprehur Skela. "Ndaj Danimarkes synojme te japin me te miren e mundshme dhe te marrim maksimumin," ka perfunduar ai. Deklarata e Besart Berishes, "se ka ardhur momenti qe ai te shenoje per ekipin tone kombetare dhe se sheh Danimarken si ekipin ideal per te realizuar kete synim", ka sjelle panik tek te zotet e shtepise. Niklas Bendtner, sulmuesi i Arsenalit dhe nje nder pikat me te forta te danezeve, eshte zevendesuar ne ndeshjen e kaluar, kunder Maltes ngaqe pesoi papritur nje demtim ne gju. Ai shihet ne dyshim per ndeshjen e sotme, ndaj Shqiperise dhe shanset me te medha jane qe te mbetet jashte formacionit. Trajneri, Morten Olsen nuk do te kete ne sherbim, as mbrojtesin e Aston Viles, Martin Laursen i cili eshte demtuar qe prej muajit janar. Mesfushori i Juventusit, Kristian Poulsen, shihet si nje nga pikat me te forta, te danezeve, ne perballjen e sotme, ndaj kuqezinjve. Poulsen deklaroi para ndeshjes, se i druhet kombetares sone dhe nuk e sheh te lehte fitoren. Ish-mesfushori i Seviljas do te kete serish rolin kryesor ne skuader, teksa i duhet te organizoje lojen e Danimarkes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›