E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi kuqezi, Danimarka prove tjeter

Kombetarja shqiptare nuk e gjen dot rrugen e rrjetes dhe ndaj Danimarke,s do te kete nje prove tjeter per te shenuar, edhe pse misioni shihet si me i veshtire, por jo i parealizueshem. Sulmuesi i Riedit Hamdi Salihi pranon se shanset qe i jane dhene gjate ndeshjes se fundit, me Hungarine kane qene te mjaftueshme, per te gjetur rrugen e rrjetes, por ndodh qe ne nje ndeshje sulmuesi te mos realizoje synimet e tij. "Ndeshjet e kombetares jane me te rralla - thote Salihi - dhe ndryshojne nga ato te kampionatit, sepse eshte me e veshtire qe te behen rikuperime". Sulmuesi i Horsens, ne Danimarke pritet te jete titullar dhe madje eshte shprehur se do te realizoje nje gol, ndaj kryesuesve te grupit tone. Suedia deshtoi per t'i shenuar gol Shqiperise, ne ndeshjen e pare kualifikuese ne Tirane. Kombetarja shqiptare ka shenuar ne gjashte ndeshjet e kaluara, vetem tre gola, madje ndaj nje kundershtari te vetem, Maltes. Por barazimi pa gola, i kombetares sone, ndaj Portugalise, eshte perseritur shpesh nga lojtaret e Danimarkes, ne prag te sfides se sotme.

Shqiperia, formacioni i mundshem:

Hidi, Beqiri, Dallku, Bulku, Curri, Duro, Skela, Lala, Lika, Berisha, Salihi.

Trajner Ari Han

Rezultatet e fundit

Danimarka (5 ndeshjet e fundit)

(29 Mars) Malte-Danimarke 0-3

(11 Shkurt) Greqi-Danimarke 1-1 (miqesore)

(19 Nentor) Danimarke-Uells 0-1 (miqesore)

(11Tetor) Danimarke-Malte 3-0

(10 Shtator) Portugali-Danimarke 2-3

Shqiperia (5 ndeshjet e fundit)

(28 Mars) Shqiperi-Hungari 0-1

(11 Shkurt) Shqiperi-Malte 0-0

(19 Nentor) Azerbajxhan-Shqiperi 1-1 (miqesore)

(15 Tetor) Portugali-Shqiperi 0-0

(11 Tetor) Hungari-Shqiperi 2-0

Ndeshja

Sonte ne mbremje, ne ora 20.14, ne "Parken Stadium" te Kopenhagenit, kuqezinjte e drejtuar nga holandezi Ari Han, do te perballen ne sfiden e shtate te eliminatoreve te Kupes se Botes, me Danimarken.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›