E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi perballe Trapatonit, Italia synon shkeputjen

Ndeshja, Itali-Irlande, mes kryesuesve te Grupit 8, pritet te interesante, sepse do te vihen perballe njeri-tjetrit, edhe dy trajnere, Italiane, Lipi dhe Trapatoni. Italia kryeson grupin me 13 pike dhe Irlanda eshte ne ndjekje, me 11 pike. "Irlanda kerkon te na sfidoje,' - theksoi Lipi. "Ne duhet te shkeputemi pese pike nga Irlanda dhe kjo do te ishte nje diference e mire, megjithese jo vendimtare," - tha Lipi, i cili me Trapatonin ka te dhena te njejta, si ish-trajnere te Juventusit. 70-vjecari Trapatoni ka fituar gjashte tituj, ne Seria A me Juven, ne vitet 80, ndersa 60-vjecari Lipi e ka udhehequr Juventusin, ne pese kampionate, pas viteve 90. "Trapatoni perfaqeson imazhin e sportit. Ai eshte nje pike referimi per brezin tone, ne aspektin e pervojes dhe fitoreve," - theksoi Lipi. - "Ne moshen 70 vjecare, ai i ben thirrje botes, qe te mesoje futboll. Jam i sigurte, se eshte ende i afte qe te drejtoje nje ekip, i cili kerkon te jete ne nje nivel me Italine," - shtoi Marcelo Lipi, duke iu referuar ndeshjes se sotme. Lipi ka zevendesuar Trapatonin dy here, gjate karrieres se tij, si trajner. Ne fillim i zuri vendin, ne bankinen e Juventusit, pastaj tek kombetarja e Italise. Ne 12 perballjet e tyre te meparshme, ne nivelin e klubeve, Trapatoni ka fituar shtate dhe Lipi vetem dy here. Lipi udhehoqi Italine, ne titullin e Kupes se Botes, ne vitin 2006, Trapatoni, gjate drejtimit te "axurreve" ishte kryesisht i pasuksesshem. Italia eshte eliminuar ne ndeshjet e grupit, ne vitin 2002, ne Kupen e Botes, si dhe eshte eliminuar nga Kampionati Evropian i vitit 2004 , nga faza e grupit. Irlanda do te kete luaje per pike, pas barazimit, 1-1 me Bullgarine. Italia vjen nga nje fitore, 2-0, ne Malin e Zi. Antonio Di Natale eshte i demtuar, ne prag te ndeshjes. Luka Toni dhe Alberto Xhilardino do te jene ne sulm, si dhe Xhusepe Rosi, se bashku me Vincenzo Jaquintan, me Kuarjielen do te mbeshteten nga loja ne krah. Xhanpaolo Pacini, qe shenoi kunder Malit te Zi, ne debutimin e tij nderkombetar, eshte nje tjeter alternative. Futbollisti i Irlandes, Damien Duf eshte perjashtuar javen e kaluar, pas nje problemi dhe nuk do te jete ne dispozicionin te Trapatonit. Italia ka fituar shtate nga tete takime, me Irlanden. Italia nuk ka humbur asnje ndeshje kualifikuese, te Kupes se Botes, ne shtepi. Axuret njohin 37 fitore dhe kater barazime. Stadiumi i Barit, "San Nicola", i ka shitur 50.000 bileta per italianet dhe 9.000 do te jene ne dispozicion te miqve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›