Kombetarja nis pergatitjet anti-Maqedoni

Kesaj sfide do ti mungoje Lorik Cana. Mesfushori qe aktivizohet tek Gallatasarai eshte demtuar ne kavilje
Trajneri i Kombetares Shqiptare Josip Kuzhe ka grumbulluar dje ne Pogradec lojtaret e tij per perballjen me fqinjet e Maqedonise. Per te pergatitur kete miqesore trajneri kroat do te kete vetem dy dite kohe pasi i tere grupi qe do te jete i gatshem eshte grumbulluar vetem dje duke qene se erdhi Samir Ujkani Armend Dallku Ahmed Jonuzi dhe Kristi Vangjeli.
Te padisponueshem
Burime prane Federates Shqiptare te Futbollit konfirmuan se ne kete miqesore do te mungojne Ervin Skela dhe Lorik Cana eshte demtuar ne kavilje gjate ndeshjes per kampionatin turk Galatasay- Manisaspor ndersa per sa i perket Altin Lales dhe Gilman Likes ende nuk dihet asgje. Pra qe te dy lojtaret jane ne dyshim.
Dilema
Shqiperia ende nuk e ka te sqaruar se cili do te jete trajneri i saj i pare ne kete sfide. Josip Kuzhe konsiderohet i sheruar plotesisht dhe i disponueshem per tu rikthyer ne stolin kuqezi. Por sikurse kane bere te ditur ditet e fundit mediat kroate ne qarkullim eshte hedhur edhe nje hipoteze Federata Shqiptare mundet edhe te vendose te mos e lodhe emocionalisht trajnerin Kuzhe te saporikthyer nga nje hemorragji cerebrale ne tru dhe te vendose qe skuadren ne miqesoren e javes se ardhshme ta drejtoje nga stoli serish ndihmesi i Kuzhese boshnjaku Xhemal Mustedanagic ndersa trajneri i pare mund ta ndjeke sfiden nga tribuna vip e stadiumit Skenderbeu.
Kundershtaret
Drejtuesit e Kombetares se Maqedonise kane zgjedhur te mos grumbullojne lojtaret me te mire por te marrin disa futbolliste te rinj e te tjere qe nuk kane gjetur hapesirat e nevojshme me pare. Trajneri i perfaqesueses kundershtare Mirsad Jonuzi ka bere te ditur se ndeshja qe do te luhet ne Korce do te shfrytezohet si nje test per disa futbolliste te rinj dhe per ata lojtare qe nuk kane pasur shume hapesira ne skuader ndryshe nga Shqiperia qe ka grumbulluar thuajse te gjithe lojtaret me te mire duke perjashtuar Bogdanin i cili ka kerkuar te qendroje pushim ne kete ndeshje. Perzgjedhja ne listen e Maqedonise ndoshta do ta ule disi vleren e nje ndeshjeje te tille e cila nuk mund te kete kurre statusin e thjeshte te nje miqesoreje.
Lista e te grumbulluarve nga Kuzhe
1. Samir Ujkani Novara
2. Orges Shehi Skenderbeu
3. Lorik Cana Gallatasaraj
4. Armend Dallku Vorskla Poltava
5. Admir Teli Qaraback
6. Endrit Vrapi Skenderbeu
7. Andi Lila Tirana
8. Kristi Vangjeli Aris Selanik
9. Ansi Agolli Qaraback
10.Altin Lala Hanover 96
11.Klodian Duro Lask Linz
12.Ervin Bulku Hajduk Split
13.Emilian Vila Dinamo
14.Gilman Lika Diarbakispor
15.Jahmir Hyka Panionios
16.Ervin Skela pa klub
17.Gjergj Muzaka Dinamo
18.Ledian Memushaj Kievo
19.Hamdi Salihi Rapid i Vjenes
20.Ahmed Januzi Vorskla Poltava
21.Elis Bakaj Dinamo