Kombëtarja nis përgatitjet, sot Sllovenia në Tiranë
TIRANE-Kombëtarja shqiptare ka nisur mbrëmë grumbullimin për takimin miqësor të ditës së mërkurë, që do t'i vendosë kuqezinjtë përballë Sllovenisë. Nën drejtimin e Josip Kuzhe, dje ka qenë një numër shumë i vogël futbollistësh, kryesisht të kampionatit shqiptar, ndërkohë që sot, ekipi do të jetë i plotë dhe do të nisë nga puna me dy seanca stërvitore në ditë. Ndërkohë, ditën e sotme do të vijë në Shqipëri edhe skuadra sllovene, një kundërshtar që në verë ishte pjesëmarrëse në Botëror.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)