E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, protesta antiBerluskoni përfundonnë një përleshje

ITALI- Momente tensioni dhe disa të plagosur jashtë vilës së kryeministrit, Silvio Berluskonit në Milano. Dy demonstrues u ndaluan nga policia pas përleshjeve me forcat e rendit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se konfrontimi ishte shpesh i rëndë, trup më trup, madje disa prej demonstruesve arritën të kapin prej fyti agjentët e policisë.

Përleshjet më intensive ndodhen në qendër të qytetit në Arkore, në mes të trafikut ndërsa nga anët e sheshit grupe të rinjsh qëllonin me gurë e xhama.
Gjithcka nisi me disa të shtyra mes policisë dhe demonstruesve, të mbledhur për të dytën ditë rradhazi para vilës së kryeministrit, duke denoncuar sjelljen e tij amorale lidhur me skandalin Rubi, për të cilin ai akuzohet se ka paguar vajza të reja për të kryer marëdhënie seksuale me to.

Por kreu i qeverisë ka mohuar tërësisht akuzat, ndërsa ende vazhdojnë hetimet nga prokurorët në Milano.
Sipas tij, i gjithë hetimi është i motivuar politikisht. Por gjithsesi, protesta të shumta po organizohen në Itali, shpesh të nxitura nëpërmjet iniciativave të ndryshme në Internet, ndërsa është gjithnjë e në ulje popullariteti i Kavalierit.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›