Kombetarja niset drejt Ferrit

Kombetarja kuqezi ka lene Budapestin me nje disfate, duke u drejtuar drejt Brages, ku sipas parashikimeve nuk e pret nje ndeshje e lehte.
Skuadra e drejtuar nga Arie Haan do te vendoset ne Guimaresh, ku do zhvilloje edhe disa faza stervitore per te pergatitur ndeshjen kunder “brazilianeve te Europes”. Nderkohe, ne prag te kesaj sfide, statistikat mbeshtesin fuqishem skuadren luzitane, e cila ne tre takime, ka fituar bindshem ndaj kuqezinjve. Ne vitin 1996 kemi humbur 0-3 ne Tirane, nje vit me pas 2-0 ne Oporto dhe ne vitin 2003 humbem ne miqesore 5-3.
Per ndeshjen kunder Portugalise ne dyshim jane Cana, Vangjeli e Hyka, te cilet nuk jane ne gjendjen me te mire pas demtimeve te pesuara nga Budapest, ndersa mbrojtesi Armend Dallku nuk do zbrese ne fushe per shkak kartonesh. Kjo mungese eshte nje nga minuset me te medha te ekipit, pasi Dallku eshte shtylla e mbrojtjes kuqezi.