Migen Memelli: “E dua një gol kundër Milanit”

Kur u rikthye nga Suedia në Shqipëri si i huazuar nga Gais te Tirana, Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i Superligës nuk do ta kishte menduar kurrë se fati do ta vendoste përballë mjë prej emrave më të mëdhenj të botës së futbollit, Milanit (14 tetor, ora 19:00)
“Është një shans i madh, jo vetëm për mua si Migen, e për skuadrën e Tiranës, por për gjithë futbollin shqiptar”, - tha për gazetën online “Albania-sport.com”, sulmuesi 28-vjeçar i Tiranës.
“Është kënaqësi të luash kundër Shevçenkos e Ronaldinjos. Por, për mua personalisht si sulmues, është nder të kem përballë një kapiten legjendar si Paolo Maldini, një prej emrave më të mëdhenj të historisë së Milanit”, - shton ish-sulmuesi i Bran Bergenit në Norvegji, i cili ka shënuar me këtë skuadër 3 gola brenda një ndeshje të Kupës UEFA kundër Atvidaberg (Suedi), në takimin e përfunduar 3-3, më 10 gusht 2006. Memelli ka shënuar edhe një gol kundër Glentoranit të Irlandës së Veriut në takimit e luajtur në Belfast, më 14 korrik 2006
Përballja me 17-herë kampionët e Italisë dhe 18-trofeve ndërkombëtare edhe pse ka një sfond tërësisht miqësor, e ngacmon autorin e pesë golave bardheblu në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit shqiptar.
“Milani është superfavorit në këtë takim, por Tirana do të bëjë të pamundurën për të lënë gjurmë në këtë sfidë. Natyrisht, edhe unë si gjithë të tjerët do të doja të shënoja golin tim e të mbetesha në statistikat e këtij takimi. Të shënosh kundër Didës, një prej portierëve më të mirë në botë, apo Abiatit, vlen shumë. Të paktën në pikëpamjen e kënaqësisë do të mbetej një kujtim i përjetshëm”, - thotë korçari, për të cilin Tirana është klubi i pestë me të cilin ai ka luajtur në Shqipëri nga viti 2000.
Tirana e ka vlerësuar shumë ndeshjen me Milanit dhe dhjetë ditët e pushimi të kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare me Hungarinë (11 tetor, Shqipëria humbi 2-0 në Budapest) e Portugalinë (15 tetor, në Braga).
“Kemi punuar fort, Ka kërkuar prej nesh jo vetëm impenjim maksimal në stërvitje, - shton autori i tre golave në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Flamurtarit, - trajneri Slishkoviç e ka vlerësuar edhe si një sfidë prestigji ndaj një trajneri të madh si Karlo Ançeloti. por edhe për të dhënë më të mirën tonë të martën në mbrëmje (19:00)”.
Milani do të vijë në Tiranë thuajse me ekipin e tij të plotë, me përjashtim të pesë lojtarëve që janë të angazhuar me ekipet e tyre kombëtarë, ndër ta dhe brazilianët Kaka e Pato. “Shevçenko, Ronaldinjo, Inzagi, Ambrozini, Sedorf janë emra të rëndë. Emocionohesh jo pak të luash kundër tyre, por fakti që luajmë për një trofe simbolik si ‘Taçi Oil Albania Reads’ dhe në ‘Qemal Stafa’ përpara mijëra vetave e fansave bardheblu na karikon shumë. Për ne kjo është ndeshja ndërkombëtare që i mungoi gjatë këtij sezoni”.
Derbi kundër Dinamos, vetëm pesë ditë pas ndeshjes kundër Milanit, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes së Memellit, aq më tepër kur në atë kundër Partizanit, të fituar 2-1 nga bardhebutë.
“Jemi përgatitur seriozisht edhe për atë ndeshje. Dinamo është një ekip që duhet respektuar, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Do të ishte autokritika më e mirë pas barazimit 0-0 me Bylisin në Ballsh”, - shton sulmuesi i Tiranës, një nga kandidatët e fitimi të “Këpucës së artë”.
“Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë temë. Objektivi im është fitimi i titulli kampion me Tiranën. Të tjerat vijnë në plan të dytë”, - përfundon Migen Memelli vetëm pak orë përpara sfidës historike.
E Hene, 13 Tetor 2008