Analistet: Haan nuk e njeh kombetaren

Humbja me Hungarine nuk eshte kaperdire lehte nga specialistet e futbollit shqiptar. Sipas tyre, skema e perdorur nga trajneri holandez dhe lojtaret qe ai ka ne dispozicion, nuk arriten te perputheshin pasi karakteristikat jane te ndryshme.
“Kemi mundesi te luajme me mire ne mesfushe dhe ne sulm se sa mbrojtje. Skuadra nuk mund te rrije gjithmone ne pritje. Duhet te kishim rrezikuar me shume ne repartin sulmues”, shprehet ish tekniku i kombetares, Astrit Hafizi. Por Hafizi mendon se ky nuk eshte nje problem qe perfaqesuesja jone e ka vetem ne keto momente. “Skuadra ne pergjithesi ka nje kohe qe tregohet jo si e se ardhmes. Ka disa gjera qe mbeten ende ne tentative”, shton ai.
Edhe Shkelqim Muca ka te njejtin mendim per lojen qe paraqiten kuqezinjte ne ndeshjen me Hungarine. “Nje ekip i tregon vlerat kur sulmon dhe krijon nje balance mes mbrojtjes dhe sulmit. Lojtaret e kesaj ndeshjeje nuk ishin lojtare kundersulmi. Mbas sulmuesit kryesor nuk kishim asnje sulmues tjeter”, pohon Shkelqim Muca. Ai beson se trajneri Han nuk i njeh mire lojtaret e kampionatit shqiptar, pasi sipas tij, ne Shqiperi vjen vetem per kombetaren. “Eshte po ai ekip qe la Baric. Duhet qe trajneri t’i ndjeke lojtaret nga afer”, shtoi analisti Muca.