Kombetarja per miqesoren me Sllovenine

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë, e cila do të luhet të mërkurën në “Qemal Stafa”. Kjo është sfida e parë e vitit për përfaqësuesen e drejtuar nga Josip Kuzhe, ndërkohë që sipas futbollistëve kuqezi ajo është e rëndësishme për të përgatitur ndeshjen e ardhshme kundër Bjellorusisë në eliminatoret e Euro 2012. Mesfushori Klodian Duro dhe sulmuesi Hamdi Salihi shprehen se fit orja do të ruante atmosferën dhe rezultatet pozitive të viti të shkuar.
"Edhe në këtë fillim të vitit 2011 mendojmë që të bëjmë një nisje të mirë. Sigurisht përballë kemi dhe një ekip që është protagonist dhe në botërorin e fundit", u shpreh Klodian Duro, mesfushor i kombëtares. "Shumë e rëndësishme për ne është vazhdimësia e lojrave të vitit 2010, të lojrave dhe rezultateve të atij viti është shumë i rëndësishëm që të vazhdojnë dhe këtë vit", tha Hamdi Salihi, sulmues i kombëtares. Kundër Sllovenisë, trajneri Josip Kuzhe do të ketë në dispozicion 19 lojtarë, pas dëmtimit të Edmond Kapllanit, ndërkohë që Ervin Skela nuk është grumbulluar për këtë ndeshje.
Aleks Kalemasi