E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punesimi 140 mije aplikues. Gjysma me shkolle te mesme

Numri më i madh i personave që kërkojnë të punësohen nëpërmjet zyrave të punësimit, i përket arsimit të mesëm. Mbi 50 % e atyre që kërkojnë një vend pune, kane mbaruar gjimnazin, ndërkohë që grupmosha më e kërkuar nga punëdhënësit, është ajo 20-35 vjec, aktualisht pranë zyrave të punësimit, ka rreth 140 mije punekerkues.

"Janë të regjistruar pranë zyrave të punësimit 143 mijë punëkërkues të papunë. Grupmoshat e reja kanë më shumë shanse punësimi dhe gjejnë aktualisht më shumë, ndoshta dhe nga ajo që të gjitha subjektet pak a shumë këtë grupmoshë kërkojnë, deri në 35-40 maksimumi dhe grupmosha mbi 40 vjec e ka të vështirë të gjej  një punë. Dominon arsimi i mesëm. Gjithmonë kërkesat për punësim janë kryesisht nga arsimi i mesëm, gjithmonë e më tepër", thotë Etleva Gjelaj, shefe e sektorit te statistikave ne SHKP.

Raporti i punësimit mes femrave dhe meshkujve në vendin tonë ndryshon. Sipas autoriteteve të zyrave të punës, femrat e kanë më te lehtë për të gjetur një vend pune, ndërkohë që sektori ku janë më shumë të punësuar meshkujt është ai i ndërtimit.

"Industritë përpunuese sidomos kanë një kërkesë shumë të madhe për femrat dhe kjo është pjesa e industrisë që vjen dhe kërkon tek ne fuqi punëtore më shumë dhe ne i japim mundësi femrave të punësohen në të gjitha degët e kësaj industrie përpunuese si për konfeksionet, si për degët e industrisë ushqimore", vijoi Gjelaj.

Për vitin 2010, nga 77 500 të papunë janë punësuar nga zyrat e punësimit, rreth 12 317 persona, mbi 4000 të tjerë, kanë ndjekur kurse trajnimi dhe 200 të tjera janë përfshirë në programe të nxitjes së punësimit, ku në këtë kategori janë përfshirë studentë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›