Lili Cingu recitali i fundit

Është 60 vjecare, por ka formën trupore dhe lëvizjet e një valltareje që sapo ka nisur karierën. Lili Cingu mbetet ende ikona e valles shqiptare. Mjeshtra e valles folklorike do të rikthehet tek publiku me një recital të saj në skenën e Teatrit të Operas dhe Ansamblit Kombëtar.
"Është një koncert recital për përvjetorin tim, të viteve që unë kam bërë, 43 vjet art në skenë dhe kjo valle të mos humbë, të mbetet ashtu e bukur sic është. Unë linda me vallen dhe po e mbyll po me vallen. Ndoshta për cdo moment vallja ka qenë primare në jetën time", thotë valltarja Lili Cingu.
Ajo është cilësuar “mbretëresha e valles” , megjithatë ndjen keqardhje që sot nuk ka më emra të spikatur si Lili Cingu, Besim Zekthi e Rexhep Celiku. "Kjo tingëllon bukur tek unë dhe Rexhepi, po nuk më vjen mirë nëse do mbetet po tek këto dy emra. Ata që duan të meritojnë dicka, të punojnë, të djersisin dhe ta fitojnë", vijon ajo. Recitali “Vallja ime , jeta ime” do të vij të martën në mbrëmje për publikun. Spektakli dedikuar karierës së Cingut ka në program vallet më të bukura të disa krahinave. Në skenë do të interpetoj edhe aktorja Tinka Kurti e valltare të një brezi më të vjetër.
Aurela Papadhima