Conte kërkon edhe dy përforcime të tjera
Antonio Conte është në alarm. Tekniku i Juventusit nuk e fsheh dot dëshpërimin për gjendjen e vështirë që po kalon skuadra e tij ndaj mendohet se i ka kërkuar treshes drejtuese Xhon Elkan,Anjelit dhe Marotas edhe dy përforcime të tjera në merkato. Ai kërkon një mesfushorë krahu dhe një sulmues që të mund të realizoj shumë gola.
Juventusi po zhvillon përgatitjet për sifën e Supërkupës me datë 18-të ku disa lojtarë janë me skuadrat kombëtare. Conte këtë sezon po përballet edhe me dëmtimin e Barzajlit që sezonin e kaluar ishte një shtyllë e vërtet në mbrojtje, ndër Ogbona duket se ende nuk e zëvendëson dotë. Një tjetër lojtarë që po e zhgënjen shumë trajnerin e bardhezinjve është edhe Jorente qe tashmë duket se ka humbur vendin e titullarit nga paraqitjet e dobëta në ndeshjet miqësore.
Përforcimi më i nevojshëm është në krahun e majtë të mbrojtjes ku dy janë synimet Kolarov dhe Zuniga që mund të arrihen vetëm në rast të shitjes së Matrit që kërkohet nga Napoli. Bardhezinjtë mund të përfitojnë nga ky rast për të mbuluar edhe zonën më të dobët që ka shfaqur skuadra e Contes edhe në sezonin e kaluar. Edhe pse ka qenë një dëshir e hershme ardhja e një top player që të garantoj shumë gola kjo dukets e do të ngelet vetëm një dëshirë për Juventusin pasi deri tani Jorente dhe Tevez nuk e kane treguar diçka të tillë.
Shitja e mundshme e Matrit edhe e Kualjarelës mund të hedh zonjëne vjetër ehe njëherë në merkato për sulm ku objektivi kryesor duket se është Ibarbo i cili sezonin e kaluar i shënoi një gol spektakolar Juventusit. Por në sfond është edhe marrja e të huazuarit Boakie që ka treguar një formë të shkëlqyer në botërorin e të rinjve.