Kombetarja plas lufta RTSH-FSHF

Nje federate te gjitha federatat e mbeshtesin veprimtarine e tyre ne te ardhurat qe ato nxjerrin nga burime te ndryshme ku e drejta televizive eshte kryesorja. Ne duke pare kerkesat ne rritje per financim dhe ne konsultim me juristet e federates u vendos qe te behet nje ftese per oferte. Sipas veshtrimit tone juridik kjo eshte e lejueshme. TVSH-ja ka prioritet ne rast ofertash te barabarta tha Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani.
U konsultuam me ligjin dhe vendosem te refuzojme kerkesen qe na ka ardhur nga federata e futbollit per pjesemarrje ne tender pasi nuk na lejon ligji qe te behemi pjesemarres ne nje tender per nje aktivitet qe ne ligj i takon vetem TVSH-se. Une bashke me koleget e mi beme thirrje per respektimin e ligjit tha kryetari i Keshillit Drejtues te RTSH-se Agron Tufa.
Sekretari i FSHF-se Prodani thekson se tenderi i dates 29 shtator eshte i hapur per te gjitha televizionet qofshin lokale apo kombetare.
Ftesa per oferte eshte e konceptueshme qe ne te te marre pjese kushdo qe ne baze te legjislacionit e ka te mundshme pjesemarrjen ne nje gare te tille te vije te ofroje nje cmim ta bleje nese eshte me i miri dhe pastaj ta zbatoje ne perputhje me kushtet njeri prej te cileve eshte detyrimi per ta transmetuar ne nje televizion me licence kombetare tha zoti Prodani.
Nderkohe zoti Tufa refuzoi pjesemarrjen e RTSH-se ne ankand dhe shtoi se do te ndermerren te gjitha procedurat ligjore per respektimin e ligjit ne fjale.
Ne nuk marrim pjese ne ankand sepse do te thote shkelje flagrante e ligjit. Ne do te ndjekim te gjitha proceduar ligjore per respektimin e ligjit per rastin ne fjale tha kreu i Keshillit Drejtues te RTSH-se Agron Tufa.
Ne baze te ligjit per sportin neni 32 organizatoret e veprimtarive sportive jane pronare te se drejtes se transmetimit te kesaj veprimtarie. Nderkohe qe neni 33 ku parashikohet e drejta e transmetimit radioteleviziv te veprimtarive sportive te ekipeve kombetare te Republikes se Shqiperise ne rruge ajrore tokesore ose me cdo lloj menyre tjeter transmetimi rregullohet sipas nenit 77 te ligjit Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
Duke iu referuar ketij neni RTSH-ja gezon te drejten e transmetimit ekskluziv per territorin e Republikes se Shqiperise te veprimtarive sportive me interes kombetar.