Peshengritje Erkand Qerimaj i 6-ti ne boterorin e Antalias
ANTALIA- Peshengritesi shqiptar Erkand Qerimaj e mbylli ne vendin e 6-te konkurrimin e tij ne peshen 77 kg duke ngritur 351 kg ne dygaresh ne kampionatin boteror qe po zhvillohet ne Antalia Turqi keto dite.
Qerimaj arriti nje rezultat pozitiv fale dhe pese provave te kaluara me sukses vecanerisht ne stilin e shtytjes ku theu edhe rekordin kombetar ne stilin e shtytjes me 196 kg nje rekord qe mbahej nga Ilir Suli i cili 10 vjet me pare ngriti 195 kg ne Evropianin e Bullgarise.
Ne stilin e shtytjes gara e shkodranit ishte perfekte fale strategjise shume te sakte te zgjedhur nga trajneri Kovaci. Qerimaj ne proven e pare ne shtytje ngriti me lehtesi 185 kg duke treguar siguri per te kerkuar nje vend te mire. Prova e dyte me 191 kg e coi ne vendin e 4-te i cili u konfimuar edhe pas proves se fundit me 196 kg.
Ne dygaresh Erkand Qerimaj arriti ne 351 kg duke zene vendin e 6-te. Kampion i botes ne peshen deri ne 77 kg u shpall armeni Tigran Martirosian me 373 kg kinezi Lu Xiaojun u rendit i dyti ndersa egjiptiani Tarek Jehia plotesoi podiumin.
Erkand Qerimaj pervec vendit te gjashte ne boteror ka hedhur nje hap shume te rendesishem edhe per Lojerat Olimpike Londer 2012.
atsh/BalkanWeb