E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe Ndaj Bosnjes kenaqem me nje pike

Fitorja do te ishte ideale por do te kenaqeshim edhe me nje barazim. Edhe nese marrim vetem nje pike do te kemi mundesi ta vazhdojme ecurine e rezultateve pozitive dhe te ndodhemi ne pozita te mira ne klasifikim. Ndoshta rezultati yne i kombinuar me rezultatet e ndeshjeve te tjera ne grup do te na lejonte te qendronim serish ne vendin e pare tha Kuzhe.

Sipas teknikut kroat eshte pozitiv fakti qe perballja me boshnjaket vjen ne nje moment kur ne skuadren tone ekziston nje atmosfere pozitive. I kemi nisur eliminatoret me nje barazim ne fushen e Rumanise ndersa me pas regjistruam fitore edhe pse me rezultat minimal perballe Luksemburgut. Jam i bindur se optimizmin qe mbizoteron brenda grupit do ta reflektojme edhe ne fushe kunder boshnjakeve vuri ne dukje 57-vjecari.

Duke vleresuar maksimalisht kundershtarin i konsideruar nje nga pretendentet per tu kualifikuar ne Euro 2012 Kuzhe theksoi se ka besim te lojtaret e tij. Sipas tij kundershtari nuk duhet te mendoje aspak se ne Tirane e pret nje ndeshje e lehte.

Bosnja meriton respektin maksimal. Ata kane cilesi te jashtezakonshme qe mund ti shkaktojne probleme cdo skuadre. Por ne luajme ne shtepi ne takimet e fundit kemi regjistruar rezultate te mira dhe mbi te gjitha kemi rritur cilesine e lojes. Nje gje mund ta them me siguri ne 8 tetor ne Tirane Shqiperia pret te marre nje rezultat pozitiv.

Kam informacione te detajuara per Bosnjen - vijoi Kuzhe -. Kam vezhguar thuajse cdo ndeshje te tyren qe prej emerimit te Susic. Kane ne ekip dy yje si Xheko e Misimovic por ata nuk jane te vetmit qe mund te na krijojne probleme. Nuk duhet te harrojme Ibricic Pjanic apo Ibisevic. Duhet te luajme mire si kolektiv nuk mund te perqendrohemi vetem te nje ose dy lojtare por duhet te sakrifikojme per te marre rezultat me 8 tetor perfundoi Josip Kuzhe.

Nderkohe nje prej yjeve te perfaqesueses se Bosnje-Hercegovines Vedat Ibisevic ka pranuar se ndeshja ne Shqiperi nuk do te jete aspak e lehte. Perpara ndeshjes me Shqiperine me presin dy sfida ne kampionat me Kelnin dhe Maincin. Megjithate une po mendoj qe tani per duelin ne Tirane. Te gjithe ne duhet te japim me te miren per te fituar pasi kjo eshte nje prej ndeshjeve me te rendesishme deklaroi sulmuesi i Hofenhaimit ne kampionatin gjerman.

2010-09-24 1824

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›