Kombëtarja shqiptare e golfit fituese e Grupit B në Maltë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Shqipëria ka shkruar histori në sportin e golfit, duke u shpallur fituese e Grupit B Flight në “European Men’s Team Shield Championship 2026”, i zhvilluar në Royal Malta Golf Club.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi fitoren si historike për golfin shqiptar.
“Një sukses i jashtëzakonshëm për Kombëtaren Shqiptare, e përfaqësuar nga Rigels Dalipi, Riccardo Renghi, Eytan Memeti dhe Edmond Mebelli, nën drejtimin teknik të Team Advisor Haziz Allkja”, shkruan ministri.
Sipas tij, “kjo fitore është rezultat i përkushtimit, disiplinës, punës së vazhdueshme dhe besimit në një projekt që po e çon golfin shqiptar gjithnjë e më lart në arenën ndërkombëtare”.
/m.q/r.e/a.f/