Liga e Europes kualifikohen gjysmefinalistet
Gola dhe emocione në çerekfinalet e dyta të Ligës së Europës. Bazel, Çelsi, Fenerbahçe dhe Benfika janë të kualifikuarit.
Skuadra zvicerane kaloi anglezët e Totenhemit pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja përfundoi 2-2, po aq sa kishte dalë edhe e para në Londër.
Çelsi, kampion i Europës eleminoi Rubinin, edhe pse u mund 3-2 në Rusi. Anglezët u kualifikuan pasi kishin fituar 3-1 në fushën e tyre.
Fenerbahçe eleminoi italianët e Lacios me barazimin 1-1 në Romë. Skuadra turke kishte fituar 2-0 takimin e parë.
Së fundi, Benfika arriti të kualifikohej në Angli ndaj Njukasëllit. Përballja përfundoi 1-1 dhe portugezët kishin fituar 3-1 javën e kaluar.