E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, sukses "pa mundim" ndaj Irlandes se Veriut

Aranit Muraci
Trajneri Jozip Kuzhe pervec nje rezultati pozitiv qe duhet te arrinte ndaj Irlandes se Veriut nuk kishte ndonje alternative tjeter me te mire, pasi ndryshe nga cfare kishte parashikuar, para ndeshjes eshte demtuar Lorik Cana dhe nuk ka pranuar ftesen qendermbrojtesi i Bokumit, Mergim Mavraj. Me nje sulmues te avancuar, Erion Bogdanin, trajneri Josip Kuzhe ka kryer testin e pare te kuqezinjve per kete vit, ne vigjilje te eliminatoreve te Kampionatit Evropian te vitit 2012. Me po ata mesfushore qe jane aktivizuar vazhdimisht ne ndeshjet e vitit te kaluar, plus kapitenin Altin Lala, i cili eshte rikthyer pas nje mungese te gjate, Kuzhe per testin ne miqesoren e pare te ketij viti nuk mendoi surpriza te shumta. Mungeses se papritur te Lorik Canes, i cili u kthye me nje demtim te lehte, trajneri i eshte pergjigjur me disa ndryshime te detyrueshme ne mbrojtje, kurse me planet qe kishte "bluar" me dite te tera ne koke ia prishi perfundimisht mbrojtesi me origjine shqiptare, Mergim Mavraj, i cili vendosi para miqesores se djeshme per te mos udhetuar drejt Tiranes. Jashte parashikimeve, titullar ne fushe eshte aktivizuar mbrojtesi i Tiranes, Lila dhe Vangjeli. Sakaq, pavaresisht rikthimit te portierit Beqaj, ka qene Hidi portieri qe eshte aktivizuar ne miqesoren e djeshme. Ne pjesen e pare te ndeshjes kuqezinjte jane treguar me agresive. Irlanda e Veriut nuk tregoi ate nivel qe pritej prej saj, ndikuar ndoshta edhe nga mungesat e shumta te kundershtarit. Ne mbeshtetje te ekipit tone kombetar, ne shkallet e stadiumit "Qemal Stafa" nuk ka pasur te njejtin numer tifozesh, megjithate, loja dhe goli i pare ne mesin e 45 minutave te para te ndeshjes i entuziazmuan jashte mase. Megjithate, pavaresisht formacionit te pare, Kuzhe aktivizoi edhe lojtare te stolit, sepse testimi i secilit prej individualiteteve te grumbulluara kishte me shume rendesi, se rezultati i ndeshjes miqesore. Pas fillimit te pjeses se dyte, trajneri largoi nga fusha sulmuesin e Kievos, Erjon Bogdanin, duke aktivizuar Hamdi Salihin. Shkodrani priste qe te ishte titullar, ne fakt, por u shpreh se megjithate mjafton prania ne radhet e kuqezinjve. - "Mjafton qe jame pjese e ekipit kombetar," - u shpreh Salihi. "Une jam gjithmone gati per te dhene me te miren e mundshme. Per aktivizimin ne fushe vendos trajneri. Deshiroj te kem vazhdimesine e ndeshjeve te fundit dhe te kontribuoj sa me shume per ekipin," - shprehet sulmuesi Hamdi Salihi. Edhe per lojtaret qe e nisen miqesoren nga stoli, trajneri Kuzhe ka dhen garanci se do te testohen ne ndeshjet e tjera miqesore.

Formacioni
Trajneri Josip Kuzhe aktivizoi kete formacion baze ne miqesoren e djeshme ndaj Irlandes se Veriut: Shqiperia: I. Hidi, A. Dallku, A. Lila, K. Vangjeli, D. Curri, A. Agolli, K. Duro, E. Bulku, E. Skela A. Lala, E. Bogdani.

Historia e perballjeve ne vitin 1965, Shqiperia largon irlandezo-verioret nga boterori
Disfata e pare e Irlandes se Veriut ne Tirane, largohet Xhorxh Best nga kombetarja
Para ndeshjes se djeshme miqesore, kuqezinjte njihnin tete takime ne historine me Irlanden e Veriut. Ndeshja e pare mes dy ekipeve perfaqesuese daton ne Maj te vitit 1965, kur perballe jane vene legjendat e futbollit, Xhorxh Best dhe Panajot Pano, te cilet nuk jetojne me. Best njihet si lojtari me i mire i Irlandes se Veriut ne histori dhe po ashtu edhe Pano, ne Shqiperi. Ne perballjen e pare mes dy vendeve tona, ne Maj 1965, Xhoni Krosan, ish-lojtar i Mancester Sitit shkroi emrin e tij ne historine e Irlandes se Veriut, teksa shenoi tre gola, nje prej te cileve nga pika e bardhe, ne triumfin 4-1, ndaj kuqezinjve. Kush e shenoi golin tjeter? Xhorxh Best realizoi ndaj Shqiperise nje prej nente golave te tij ne 37 ndeshje qe ka luajtur me kombetaren e Irlandes se Veriut. Ndeshja e kthimit ne Tirane shenon disfaten e madhe per irlandezo-verioret. Ashtu si Gjermania qe me barazimin 0-0 ne Tirane, ne vitin 1967, nuk mundi te marre pjese ne finalet Kampionatit Evropian 1968, edhe Irlanda e Veriut ka pasur te njejtin fat pas barazimit 1-1 ne Tirane (24 nentor 1965 ne eliminatoret e Kampionatit Boteror 1966). Golin e shenoi Medin Zhega, i cili i hoqi te drejten e pjesemarrjes ne finalet e kampionatit boteror "Angli 1966", Irlandes se Veriut dhe i madhi Zhorxh Best vendosi qe te terhiqej me pas nga kombetarja e vendit te tij.

Altin Haxhi
E vetmja fitore kunder Irlandes se Veriut eshte regjistruar ne eliminatoret e Kampionatit Boteror 1998, (10 shtator, 1997). Ndeshja u zhvillua ne Zyrih te Zvicres. Golin per kuqezinjte e shenoi Altin Haxhi. Kjo ka qene perballja e fundit mes dy perfaqesuesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›