E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili le jashte boterorit Ronaldinjon, Paton e Diegon

Trajneri i Brazilit, Dunga i ka dhene qartesi ideve te tij per te ardhmen, duke thene se mund te mos kete vend ne ekip per lojtare si Aleksander Pato, Diego dhe Ronaldinjo, ne finalet e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Ne miqesoren e fundit ndaj Irlandes, per Brazilin kane luajtur Grafite, Mishel Basto dhe Ramires, te cilet mendohet se do te jene edhe ne boteror. Brazili ishte fitues i finales se Kupes se Botes '94 dhe me te njejtin stil loje, Dunga, ne ate kohe lojtar, synon te triumfoje serish ne Afrika e Jugut 2010. "Pele ishte nje nder lojtaret me te mire ne bote. Edhe une kam luajtur dikur mire me ekipin kombetar. Lojtaret vijne dhe shkojne dhe nuk kane shume rendesi emrat, por ekipi," - theksoi ai. - "Ne kemi nje skuader te vendosur ne keto momente, por para finaleve te Kupes se Botes duam qe gjerat te jene te percaktuara sa me qarte. Jemi duke punuar aktualisht me 23 lojtare dhe duhet te krijojme ekipin me te mire te mundshem para boterorit . Per kete duhet te dime se cilet lojtare nevojiten me teper," - eshte shprehur trajneri Dunga, pas fitores 2-0 ndaj Irlandes. "Cdo gje eshte e qarte per ekipin tone. Opsionet e ndryshme varen nga menyra sesi mund te luajme me mire. Nuk deshiroj qe te bej shume ndryshime ne keto momente. Ne kemi punuar per tre vjet e gjysme dhe kemi testuar individualitet te ndryshme, si dhe jemi perpjekur per te krijuar nje skuader te forte, e cila duhet te luaje sa me mire ne Afriken e Jugut. Secili ka pasur shanset e tij. Ne deshirojme qe lojtaret te shfaqin entuziazem, te jene te motivuar dhe krenare qe perfaqesojne fanellen, si mundesine me te mire per te dhene gjithcka ne finalet e Kupes se Botes. Ne do te luajme miqesore te tjera, me kundershtare qe jane po aq te forte sa ekipi yne." Ditet po kalojne dhe boterori po afron, ndaj Dunga shqetesohet gjithmone e me shume se lojtaret qe ka ne dispozicion, mund te mos jene ne gjendje optimale ne prag te boterorit. Dunga nuk flet per Paton, Ronaldinjon dhe Diegon. "Majkell Bastos ka luajtur mire per ekipin tone", - theksoi ai. "Ne nje ndeshje, vemendja fokusohet tek sulmi, por nese sheh performancen e tij, duket qarte se ai e ndjek shume mire lojen. Pas dy tre ndeshjeve me ekipin, besimi i tij eshte rritur ndjeshem ne fushe. Ne te djathte te mesfushes kam zgjedhur Ramires, por ne kete pozicion kam gjithashtu edhe Dani Alvesh dhe Elanon. Grafite na jep mundesi shume te mira. Kam dashur qe ta shoh ate, te luaj me me shume maturi, personalitet dhe te punoje shume dhe ai keshtu ka vepruar. Do te vazhdoj qe te vezhgoj menyren e tij te lojes", - shpjegon Dunga. Robinjo pas rikthimit te Santosi ka luajtur nje pjese loje dhe madje shenoi nje gol per Brazilin ne miqesoren e fundit. "Ai tregoi me Brazilin gjithcka di te bej dhe sic e keni pare, Robinjo eshte serish i lumtur. Te gjithe kalojne momente te mira dhe te keqija ne karriere", - perfundon Dunga
Xhilberto Silva
Lojtari qe e ka te sigurt vendin ne ekipin e Dunges eshte Xhilberto Silva. Si nje anetar i triumfit ne botorin 2002, ai do te jete lojtari i vetem me nje eksperience te tille, ne finalet e boterorit te veres.
Synimi i Brazilit ne boterorin afrikan
Dunga, pavaresisht se skuadra e tij shkon gjithmone si pretendente, thote se triumfi ne Afriken e Jugut do te jete i veshtire. "Jam shume i emocionuar para finaleve te Kupes se Botes. Eshte nje kenaqesi e madhe qe do te drejtoj nje skuader me kaq shume talente. Por per te fituar finalet e Kupes se Botes, do te jete shume e veshtire. Te gjithe duhet qe te vazhdojne dhe te punojne shume dhe kjo do te ishte normale per te pretenduar suksesin. Ne duhet te japim me te mire dhe gjeja e pare qe coj ndermend eshte kualifikimi ne raundin e pare".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›