E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Runi do te kete edhe nje partner ne sulmin e Anglise

Fabio Kapelo, nuk do te lejoje qe para finaleve te Kupes se Botes 2010, ne sulm e kombetares se Anglise te luaje i vetem, Uejni Runi. Sulmuesi i Mancester Junajtid luan i vetem ne sulmin e Mancester Junajtid, por ndryshe nga Aleks Ferguson, Fabio Kapelo ka ide te tjera ne drejtimin e nje skuadre, ndaj po mendon per te gjetur partnerin e duhur per sulmuesin me ne forme te momentit, ne Premier Lige. Runi, ndonese jane edhe dy lojtare te dalluar tek "Djajte e Kuq", si Berbatov dhe Ouen, ka luajtur vazhdimisht si sulmues i vetem ne radhet e Mancester Junajtid dhe efektet e ketij vendimi te Aleks Ferguson kane rezultuar pozitive. Sulmuesi ka arritur te shenoje plot 28 gola per Djajte e Kuq, te cilet festuan trofeun e pare te ketij sezoni dhe jane ne gare per "Champions League" dhe Premier Lige. Per kete arsye ka lindur debati, nese Runi do te ishte me mire qe te udhehiqte edhe i vetem sulmin e Anglise, ne finalet e Kupes se Botes.
"Per mua, me i rendesishem eshte pozicioni ku ka luajtur Runi gjate ketij sezoni", - shprehet trajneri i Anglise. "Mund te luani ju ne vend te tij? Jo. Kurre. Stili im eshte gjithmone qe te luaj me dy sulmues, njeri prane tjetrit. Runi ka qene si nje sulmues i vetem gjate ketij sezoni. Kjo eshte gje pozitive. Por une zgjedh nje sulmues te madh dhe nje te vogel. Thjesht duhet te vendos se cilet do te jene. Bashke me Runin nuk mund te luaje Stiven Zherard. Ai eshte nje mesfushor qe luan edhe ne sulm". Teksa Runi kaloi nje demtim ne gju, pas finales se fundit te "League Cup", pyetja tani shtrohet se cili do te jete partneri i tij ne sulm, sipas teorise se Kapelos. Teo Uolkot eshte thirrur serish ne kombetare, pas nje pauze, prej muajit qershor, ne nje kohe kur i eshte dashur te kaloje nje demtim dhe gjithashtu te fitoje vendin e titullarit, prane ekipit te Arsenalit.
"E kam monitoruar ate shume gjate, - theksoi Fabio Kapelo - ndonjehere ai luan 20 ose 25 minuta, ndonjehere tjeter per nje ore e gjysme. Ndeshjen e fundit nuk ka luajtur keq. Per kete arsye, ai eshte grumbulluar, sepse e konsiderojme si nje nder lojtaret me te mire te momentit". Edhe Rio Ferdinand po kalon nje moment te veshtire. "E takova Rion dhe fola edhe me Ser Aleks dhe e di saktesisht se cfare ka ndodhur. Ka nevoje qe te luaj dhe nga kjo do te varet vendimi per te ardhmen",- sqaron trajneri i Anglise, Fabio Kapelo, teksa kombetarja e tij zhvilloi dje testin e radhes para boterorit, ndaj Egjiptit.

Vendimet e Kapelos, priten pa kundershtime
Fabio Kapelo shprehet i lumtur me performancen e disa lojtareve te tij ne stervitje, pavaresisht efekteve qe ka sjelle debati, per disa skandale seksuale mes lojtareve. "Isha vertet i lumtur me gjendjen e lojtareve, pas seancave te fundit, sepse ata kuptojne me saktesi se cfare une kerkoj prej tyre. Gjeja me e rendesishme eshte drejtimi i duhur, gjate stervitjes ne fushe, si dhe ne cdo moment te dites". - theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›