E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, testi i parë kundër Irlandës

Tekniku i kombëtares, Josif Kuzhe, nis me miqësoren kundër Irlandës së Veriut, testin e parë drejt eleminatoreve të Euro 2012. rikthehen në skuadër, pas gati një viti, për shkak të dëmtimeve të rënda, dy pedina të rëndësishme të kuqezinjve: portieri Arjan Beqaj dhe mesfushori Altin Lala. Në 3 mars, pritet që dy futbollistët të jenë në fushë, duke i dhënë më shumë eksperiencë dhe kualitet skuadrës kombëtare.

Jo vetëm kjo, por një premtim i mbajtur i kroatit të pankinës kuqezi, është edhe grumbullimi i Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi i Bochum, bën kështu debutimin absolut me fanellën kuqezi, i bindur këtë herë për tiu përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe teknikut Kuzhe. Për pjesën tjetër, nuk ka shumë ndryshime; janë të besuarit e përhershëm të teknikut të kombëtares, ndërsa spikasin 4 futbollistë nga Superliga. Lila e Muzaka të Tiranës dhe Bakaj e Vila të Dinamos. Pritet më shumë sigurisht në aspektin ofensiv, ku krahas Bogdanit e Salihit, kroati ka rikthyer edhe Edmond Kapllanin.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›