E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Kriza greke, efekte minimale

Efektet e krizës së thellë fianciare të Greqisë nuk do të jenë të ndjeshme për ekonominë shqiptare. Krahas kësaj deklarate Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani ka dhënë edhe garanci të plotë për sistemin bankar e vecanërisht për bankat greke në Shqipëri.

“Banka e Shqipërisë garanton publikun shqiptar që bankat greke janë entitete shqiptare dhe si të tilla janë të mbikqyrura nga Banka e Shqipërisë. Konfirmojë që këto banka garantojnë plotësisht mbarëvajtjen e tyre në sistemin bankar shqiptar dhe garantojnë plotëisht efektivitetin e tyre me kapitalin, likuiditetin dhe njëkohësisht produktet e tyre në tregun bankar shqiptar. Duke dashur të shtoj dicka më tepër për krizën greke do të thoja që jo çdo e keqe vjen si e keqe, ka dhe të mirën e saj. Banka e Shqipërisë në analizën e bëra nga studimet e saj empirike kohët e fundit vlerëson që ndikimi i saj në ekonominë shqiptare nuk do të jetë i rëndësishëm” tha Fullani.

Pas mbledhjes së këshillit mbikqyrës që ka vlerësuar situatën ekonomike financiare të vendit Guvernatori u ka bërë thirrje bankave të jenë më aktive në kreditim. “Investimet private vlerësohen të kontraktuara gjatë vitit 2009 , të diktuara nga ngadalësimi i kërkesës së brendshme dhe të huaj, nga normat e ulta të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nga niveli i ulët i besimit të bizneseve si dhe nga kushtet e shtrënguara të kreditimit të ekonomisë. Ne mendojmë se pa cënuar praktikat e mira dhe të kujdesshme të kredidhënies, ekzistojnë njëkohëisht hapësira për një sjellje më përkrahëse nga sistemi bankar për mbështetjen e konsumit dhe të investimeve private në ekonominë tonë” tha Fullani.

Guvernatori ka folur për sinjale optimizmi në ekonomi dhe nisur nga kjo Banka Qëndrore ka vendosur që në treg të mbetet e njëtja norma bazë interesi.

Adi Darsi

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 shkurt 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›