Liga e Kampioneve, luhet në mbrëmje sfida Inter-Chelsea

Pas Milan-Manchester-United, Liga e Kampioneve ka rezervuar sot ne mbremje nje tjeter përballje gjigantesh te futbollit italian dhe anglez. Inter-Chelsea eshte sfida ku do te përqendrohen te gjithe prozhektoret e kompeticionit me te rendesishem per klube ne Evrope. Jo vetem kaq, pasi do te jete dhe nje takim me te shkuaren per dy trajneret Hoze Mourinho dhe Carlo Ancheloti. I pari do te luaje kunder ish-skuadres se tij, nderkohe qe i dyti do te kete perballe rivalet e perjetshem.
Gjithsesi, Mourinho eshte munduar te ule presionin te skuadra e tij, e cila vjen ne kete takim, pas tre barazimeve radhazi ne kampionatin italian. Sipas teknikut portugez, kualifikimi nuk do te vendoset vetem pasi te luhen te dy ndeshjet.
“Eshte nje sfide qe do te zgjase 190 minuta, mbase me shume. Sigurisht, ndeshja e pare eshte e rendesishme, por e dyta eshte akoma me shume, pasi ajo do te vendose gjithcka”, ka bere te ditur Mourinjo, i cili do te mbeshtetet te dyshja e sulmit Eto- Milito. Nderkohe per portugezin ne dyshim eshte portieri Julio Sezar, i cili vetem pak dite me pare ka pesuar nje aksident automobilistik.
Pervec kësaj, Inter dhe Joze Murinho kane kunder edhe statistikat qe flasin per Carlo Anchelotin, i cili ne 27 ndeshje si trajner kunder zikalterve ka fituar 15 te tilla, ku sigurisht pjese e ketyre sukseseve ka qene dhe ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini qe i ka bere nje vizite bluve te Londres.
Gjithsesi, tekniku italian e ka cilësuar sfiden me Interin nje beteje. “Jane dy skuadra shume te ngjashme dhe per kete them se do te jete nje beteje e vertete. Ne do te japim maksimumin per te fituar. Ne futbollin e sotem nuk ka shume surpriza. Tani eshte televizioni, ku mund te shohim te gjitha ndeshjet. Futbolli nuk eshte me si 25 vjet me pare”, eshte shprehur Ancheloti, i cili nuk do te kete ne dispozicion Ashley Cole dhe Jyri Zhirkov, nderkohe qe eshte rikuperuar nga demtimi mbrojtësi brazilian Juliano Belleti.
Nertan Prifti