Kombëtarja:Është ora për t'u hakmarrë ndaj Hungarisë
Sot në orën 20:30 në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa do të luhet ndeshje Shqipëri -Hungari e vlefshme për eleminatoret e Botërorit Afrika e Jugut 2010-të.Një ndeshje ku djemtë e Ari Haan do të kërkojnë fitoren për të harruar humbjen në ndeshjen e parë.Ari Haan pritet të hedhë në fushë një formacion me vetëm një sulmues të deklarur i cili do të jetë Hamdi Salihi.Në portë do të luajë Isli Hidi ndërsa Lorik Cana do të aktivizohet në qëndër të mbrojtjes.Hungaria është skuadra që na ka shkaktuar të vetmen humbje në këto eleminatore.Në kampin kuqezi janë të gjithë optimist për një fitore.Kombëtarja ka gati një javë që është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje në Durrës dhe Kavajë.Shqipëria ndodhet e treta në grupin e parë kualifikues teksa në pesë ndeshje të zhvilluara ka arritur një fitore kundër Maltës 3-0 në Qemal Stafa,3 barazime ku në dy prej tyre ka frenuar Portugalinë në Braga dhe Suedinë në Tiranë,ndërsa barazimi tjetër i Kombëtares është ai ndaj Maltës më 11 shkurt.Humbjen e vetme kombëtarja e drejtuar nga Ari Haan e ka pikërisht ndaj Hungarisë në Budapest me rezultatin 2-0.Për sa i përket pankinave do të jetë një derbi holandez pasi edhe Hungaria drejtohet nga një trajner Holandez Ervin Kuman.Kombëtarja pritet të luajë me skemën 4-3-2-1 ku në portë do të jetë Hidi.Në mbrojtje nga e djathta në të majtë do të rreshtohen Dallku ,Cana ,Beqiri dhe Curri.Në mesfushë do të rreshtohen Ervin Bulku ,kapiteni Altin Lala dhe Gilman Lika ndërsa më të avancuar në mbështetje të Salihit do të jenë Ervin Skela dhe Klodian Duro.Gjyqtar i takimit do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.