Itali,i ati e i vëllai abuzojnë me 34-vjeçaren

Një 34 vjeçare nga Torino e Italisë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është përdhunuar për vite me radhë nga i ati, dhe pastaj nga i vëllai. Ky i fundit ka abuzuar seksualisht jo vetëm me të motrën, por edhe me katër vajzat e tij, disa nga të cilat janë minorene. Dy burrat, përkatësisht 64 dhe 41 vjeç janë arrestuar nga policia, por avokati i tyre shprehet se klientët e tij mohojnë çdo akuzë. Mbi gruan 34 vjeçare, është abuzuar për plot 25 vite. Hetimi ka nisur kur gruaja e dhunuar për vite të tëra, ka shkuar në polici për të denoncuar të vëllain. Ajo ka deklaruar se i vëllai e kishte përdhunuar dy herë, kur ajo kishte kërkuar strehim në shtëpinë e vet, në një kohë që ishte arratisur pikërisht ngë shtëpia e babait të saj monstër. Mësohet se vëllai i gruas së dhunuar, abuzonte edhe me të bijat e tij të moshës 6, 8, 12 dhe 20 vjeç. 34 vjeçarja e dhunuar ka shpjeguar se nuk ka pasur kurrë një jetë të pavarur; e detyruar të braktisë shkollën që kur ishte në të mesmen, ka jetuar në një dhomë pa dritë elektrike dhe duke pësuar abuzimet e të atit, nga i cili ka provuar që t'ia mbathë disa herë. Një herë ndodhi në vitin 1994, kur vajza iku për t'u strehuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Por i ati kishte shkuar dhe e kishte marrë, duke e detyruar ta denoncojë xhaxhain për abuzim seksual. Që atëherë, xhaxhai i vajzës kishte deklaruar se ishte vëllai i tij që abuzonte me të bijën dhe jo ai vetë. Por çështja u mbyll nga Prokuroria, që e gjykoi të pavërtetë rrëfimin e vajzës. Ndërkohë që herën e dytë, që 34 vjeçarja u arratis nga shtëpia, u strehua në shtëpinë e të vëllait, ku u dhunua seksualisht edhe nga ky i fundit. Që atëherë nisi hetimi i dytë që futi pas hekurave dy burrat, babë e bir. Ata akuzohen për dhunë seksuale, keqtrajtime në familje dhe akte të padenja në vende publike, pasi disa nga aktet e tmerrshme janë kryer në makinë, rrugëve. Viktimë e dhunës është bërë edhe një kushërirë e vajzës, që kishte mbërritur në Torino për të punuar dhe ishte pritur nga xhaxhallarët e saj, dhe pastaj është përdhunuar. Ndërkohë, 34 vjeçarja dhe vajzat e tjera i janë bësuar shërbimeve komunitare për të marrë veten nga kjo dramë e vërtetë. Ekspertiza mjekësore ka evidentuar se viktima vuan nga një dëmtim i personalitetit të pavarur.