E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Qato ,triumfon ndaj letonezit Boreiko

Dje në mbrëmje Kreshnik Qato në "Kensington Taun Haal " të Londrës ka arritur fitoren e 14-të radhazi në karrierën e tij si boksier profesionist.Përballë tij në një ndeshje që vlente për klasifikimin e përgjithshëm botëror Qato kishte Letonezin Jurijs Boreiko.Ka qënë një ndeshje e fortë që ka përfunduar me pikë të ngushta për Qaton pas 12 raundesh 68-66 me pikë për shqiptarin.Në këtë ndeshje Qato ka pasur mbështetjen e mbi 2 mijë tifozëve shqiptar që jetojnë në Londër.Edhe në këtë ndeshje boksieri ka pasur mbështetjen e plotë nga Komapania Yldon me President Zotin Ylli Ndroqi.Kjo fitore e Qatos ishte e 14-ta radhazi për boksierin e njohur ndërsa pas ndeshjes vetë Qato ka deklaruar,"Ishte ndeshja më e fortë e karrierës sime,Boreiko ishte një kundërshtar i rrezikshëm", u shpreh ai.Kreshnik Qato është kampion Bote në versionin WBF kur në Tiranë më 4 prill 2008-të ka mundur portugezin Vitor Sa .Gjithashtu po në kryeqytet Qato qe shpallur Kampion Europe në vitin 2007-të teksa ka mundur rusin Zaitçev.Fitorja e fundit paar ndeshjes me Boreikon i takon dhjetorit 2008-të teksa në Uashington Qato mposhti David Estradën.Ky është suksesi i radhës për boksierin e njohur Kreshnik Qato dhe për Promotorin e tij Ylli Ndroqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›