Kombinat, zbulohen stilolapsa me mikrokamera
Në zonën e kombinatit në qytetin e Tiranës,më konkretisht në shkollën "Shyqyri Peza"janë zbuluar stilolapsa me mikrokamera dhe USB brenda. Menjëhëre komisioneret kanë sekuestruar këto pajisje dhe i kanë dërguar ato në KQZ. Ndërkohë ka patur edhe një përplasje mes Saimir Tahirit dhe bodigardeve të Ministrisë së Brendshme. Nga ana e kësaj ministrie,zëdhënësi Fatmir Konja ka përgënjeshtruar lajmin. Pak minuta më vonë pritet edhe një konferencë e policisë së Tiranës përsa i përket këtij incidenti.