E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet/ Voton Topi, Berisha, Topalli, Rama e Meta

Kryeministri Sali Berisha ka votuar në qendrën e votimit në liceun artistik "Jordan Misja".
Po ashtu, edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, votoi në qytetin e Shkodrës, të lagja "Ndoc Mazi". "Ditë shumë e bukur ku qyetarët shqiptarë të flasin dhe votojnë të lirë", tha Topalli. Kryeparlamentarja bëri edhe një herë ftesë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, për të siguruar të ardhmen europiane, siç tha ajo. "Këto janë zgjedhjet me standardet më të larta në Shqipëria", tha Topalli.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, votoi në njësine numër 9 në qendrën e votimit të ngritur në shkollën "Servete Maci". Kreu i opozitës, Edi Rama, votoi në njësinë numër 7 dhe në qendrën e votimit praën shkollës "Pjetër Budi", brenda kësaj minibashkie.
Kreu i LSI-së Ilir Meta ushtroi të drejtën e votës pranë qendrës së tij të banimit.
"Votimi shkoi shmë mbarë. Ftoj të gjithë të kontrbuojmë për mbarësinë e kësaj dite", tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›