Korçë, plagoset komisioneri i PSD-së

Shënohet incidenti më i rëndë zgjedhor që nga fillimi i procesit të votimit. Një nga komisionerët e PSD-së në fshatin Sul të Devollit, Halil Taja është goditur me mjete ntë forta nga komisionerë të PD-së. Taja është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë që drejtori i policisë së Korçës tha për korrespondenten e Ora News se nuk është bërë denoncimi për autorin e plagosjes.
Në zonën e Lekasit të qarkut të Korçës, procesi i votimit ka nisur me 4 orë vonesë. Shkak për këtë situatë ka qenë mosparaqitja në kohën e duhur e përfaqësuesve të komisionit përkatës. Gjithashtu në fshatin Ravonik të qarkut të Korçës ka patur debate përsa i përket një flete votimi, e cila ka munguar dhe komisionerët janë detyruar të mbajnë procesverbal për këtë. Në fshatin Shtyllë ka patur gjithashtu vonesë në nisjen e procesit të votimit.
Ndërsa Brenda në qytetin e Korçës shumë qytetarë nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në listat zgjedhore. Nga pika doganore e Kapshticës vetëm 24 orët e fundit kanë mbërritur për votime 1500 emigrantë dhe sipas burimeve konfirmohet një situatë e qetë në këtë pikë.