Komedia Dashuria e harruar premiere ne Teatrin Kombetar

Një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaje. Një tradhti e me pas mungeseë memorie, ky është kyçi i veprës që Erion Kame sjell në skenë, pas katër vitesh mungese në teatër. Regjisori, njëkohësisht autor i veprës tregon se jeta e përditshme, jo vetëm e tij, por e çdo njërit prej nesh e ka frymëzuar për komedinë “Dashuria e Harruar”.
Kjo shfaqje nuk ka një protagonist, pasi secili prej personazheve është thuajse protagonist. Në këtë komedi do të interpretojnë Helidon Fino, Genc Fuga, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja dhe Xhevair Zeneli,
Ndërkohë që Genc Fuga thotë se nuk është e lehtë jetësimi i personazheve shqiptare.
Ndërsa Elia Zaharia shprehet se dilemat e femrës në këtë rol janë të mëdha dhe kjo shfaqje në vetvete shërben si një leksion dinjiteti.
Kjo komedi çel kështu sezonin e jetës artistike në Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe shënon premierën e 3 të vënë për këtë vit. Ndërkohë që shfaqja vjen për publikun kryeqytetas pas premierës në Gjakove, me rastin e festivalit të teatrove.