E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce shemben dy ndertesa ne zonen muzeale

Shemben muret e dy ndërtesave në zonën muzeale të pazarit të Korcës . Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së mërkurë dhe kanë qenë banorët e zonës ata, që fillimisht kanë konstatuar krisjen e mureve të ndërtesave dhe më pas shembjen plotësisht të tyre. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se shembja e ndërtesave ka ndodhur si rezultat i amortizimit por hetimet e policisë gjithashtu janë përqëndruar edhe në pistën e ndërhyrjes dhe shembjes së tyre për skrap . Ndërtesat të cilat mendohen të jenë më tepër se 200 vjeçare kanë qenë të pabanuara dhe në to nuk është vënë dorë prej vitesh as nga monumentet e kulturës dhe as nga pronarët të cilët u janë kthyer në pronësi pas viteve 90.

Banorët e zonës së pazarit tregojnë se prej disa kohësh kanë njoftur bashkinë e Korcës për rrezikun qe ju kanoset nga shembja e këtyre ndërtesave por nga ana e institucioneve vendore nuk ka patur asnjë reagim .Ndërsa ata ndjehen të kërcënuar për shkak se amortizmi i tyre mund të rrezikojë edhe jetën e fëmijëvë që lujanë tek këto rrënoja.

Përveç ndërtesave muret e të cilave u shembën në këtë pjesë të pazarit të Korcës gjatë muajve të fundit janë shkatërruar plotësisht edhe disa ndërtesa të tjera të cilat janë gjithashtu pjesë e ansamblit arkitektonik dhe zonës muzeale të pazarit. Pazari i qytetit të Korçës është monument kulture i kategorisë së parë dhe kompleksi i ndërtesave që e përbëjne atë mendohet të datoje prej fillimi të shek 18.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›