E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembja e Godinave 200 vjecare Drejtoria e Monumenteve E qellimshme

Një ditë pas shembjes thuajse të plotë të dy ndertesave në ansamblin arkitektonik të Pazarit të Korçës ,ka ardhur edhe reagimi i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës .Drejtoresha e këtij institucioni ka pohuar se shembja e ndërtesave shekullore, nuk ka ardhur si rezultat i amortizimit ,por ndërhyrjet në strukturën e tyre mbajtëse kanë qenë të qëllimshme. Një grup specialistësh të kësaj drejtorie ka verifikuar gjendjen e ndërtesave të shembura,duke arritur në përfundimin ,se rrëzimi I mureve anësore të tyre,nuk është rezultat i amortizimit, por i ndërhyrjes me mjete të rënda ,e cila mendohet se është kryer gjatë mbrëmjes së të hënës. Sipas Rëmaçkës ,dyshohet se ndërhyrja në këto objekte më tepër se 200 vjeçare të jetë bërë nga vjedhësit e skrapit, por nuk përjashtohet mundësia, që të jenë përfshirë edhe persona të tjerë ,që mund të kenë interes për të ndërtuar në këtë zonë.
Nga ana tjetër drejtuesit e Monumenteve të Kulturës i kanë bërë thirrje bashkisë së Korçës, e cila është duke realizuar projektin e restaurimit të kalldrëmeve të Pazarit, të marrë masa dhe të vendosë roje, për të shmangur ndërhyrje të tilla në një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit të Korçës, i cili ka statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë.
Përveç shembjes gjatë mesditës së të martës të dy ndërtesave dykatëshe në këtë zonë ,të njëjtin fat duket se kanë pasur disa muaj më parë edhe tre ndërtesa të tjera ,të cilat janë rrënuar plotësisht. Pas denoncimit të rastit policia e Korçës po vijon hetimet dhe deri tani mësohet se po hetohet paralelisht në pistën e ndërhyrjes nga persona që nxjerrin skrap, por edhe atë të prishjes së objekteve për t’i kthyer në sheshe ndërtimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›