Qeveria e re greke te vijoje me reformat

FMN ka paralajmëruar Greqinë në prag të zgjedhjeve elektorale të së dielës se qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje duhet të vijojë me programin e reformave të aprovuara nga qeveria e mëparshme nëse kërkon të marrë mbështetjen financiare të kreditorëve publikë të vendit.
Gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësi i FMN në Uashington ka afirmuar se mbi cështjen për atë cka do t’i kërkohet qeverisë së re e dimë se partitë kryesore politike janë të angazhuara të respektojnë objektivat kryesore të programit të përcaktuara në bashkëpunim edhe me FMN dhe mbi këtë pikë asgjë nuk ka ndryshuar. Aplikimi i këtyre reformave duhet të jetë objektivi kryesor i qeverisë së re. Më tej instituti i Uashingtonit ka deklaruar se misioni i FMN do të vijojë pas zgjedhjeve, përfaqësuesit e fondit do të kthehen në Athinë sapo qeveria e re të jetë formuar, por nuk ka përcaktuar ende datën e saktë të rikthimit të përfaqësuesve të saj.
Nga ana tjetër kryeministri në ikje Lukas Papadimos ka ftuar qeverinë e ardhshme greke të fokusohet mbi aplikimin e reformave efikase të votuara sëfundmi. Me rastin e zgjedhjeve do të luhet me drejtimin strategjik të Greqisë dhe të ardhmen e saj për 10 vjecarin e ardhshëm ka thënë Papademos. Sipas sondazheve të fundit fituesja e zgjedhjeve të 6 majit në Greqi duket se do të jetë Demokracia e re e drejtuar nga Antonis Samaras. Kjo parti deri tani preferohet nga 27% e grekëve dhe është forca politike e cila është në favor të qëndrimit të Greqisë në BE dhe në Eurozonë.
Nea Demokracia ka qenë në favor të dy memorandumeve të firmosuara nga qeveria e Athinës me kreditorët privatë, marrëveshje të cilat sigurojnë qëndrimin e vendit në BE. Ndërkohë që në vend të dytë sipas sondazheve paraprake qëndron Pasok e venizelos me 20% . edhe kjo parti është në favor të qëndrimit të Greqisë në BE dhe monedhën Euro. Në vend të tretë sondazhet rendisin Partinë Komuniste me 10% të preferencave në zgjedhjet e së dielës. Kjo parti është e vendosur që Greqia duhet të dalë nga BE përndryshe nuk do të ketë asnjë zgjidhje të drejtë për popullin grek. Ndërsa në vend të katër dhe të pestë sipas sondazheve të fundit qëndrojnë Partia e majtë Syriza me 9% të votave dhe ajo e ekstremit të djathtë me rreth 4% të preferencave.