E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidheza ose ne nenin per hapjen e kutive ndan socialistet nga demokratet

Komisioni i Reformës zgjedhore ia ka dalë të mbyllë me konsensus 30 nene të kapitullit të numërimit elektronik. Por një detaj i vogël, për demokratët shumë i rëndësishëm, siç është lidhëza “ose” ka penguar miratimin e kapitullit në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak se e ka lënë evazive hapjen e kutive të materialeve zgjedhore në KQZ. Në deklarimin e parë socialistët u pronocuan për një tërheqje të demokratëve nga teksti i kompromisit.
Neni për të cilin u debatua në këtë komision lidhej me faktin se “kutitë e materialeve  të votimit  hapen në KQZ-së gjatë fazës së shqyrtimit të ankimit, në përputhje me nenet 136  dhe/ose  pika 1 e nenit 138 të Kodit  nëse prova/provat e kërkuara administrohen  në kutinë e materialit të votimit”. 
Më vonë nga selia rozë, bashkëkryetari socialist Gjiknuri përsëriti të njëjtin qendrim, duke cituar, sikundër ai tha, tekstin për të cilin ishte rënë dakord.
Por në këtë citim të tekstit fillestar as Gjiknuri nuk artikulon lidhëzën dhe/ose, e cila figuron  në tekstin e shpërndarë dhe është pikërisht ajo që demokratët kërkojnë të hiqet nga pika 6 e nenit 116. 
Sipas Bylykbashit tolerimi i këtij formulimi në kod tejzgjat procesin e nxjerrjes së rezultatit, pasi i hap rrugën KQZ të hapë mbi 4500 kutitë e materialeve zgjedhore në mbarë vendin, kur duhet të jetë e përcaktuar kthjellët që hapja në KQZ të bëhet vetëm kur ka prova.
Por ajo që bie në sy është se me këtë detaj të këtij neni, socialistët vënë në dyshim konsesusin, ndërsa demokratët janë optimistë se riformulimi është i thjeshtë për t’u arritur 
Bylykbashki foli me optmizëm pasi ekspërtë kanë punuar paraleshit dhe per kapitullin e ankim,ev dhe të administrimit, ku bën pjesë dhe KQZ. Nga ana tjetër partitë e vogal nuk pritet të marrin asgjë më shumë se sa firmat e Edi Ramës dhe Sali Berishës në kërkesën e tyre për ndryshimin e formulës së llogaritjes së shpërndarjes së mandateve të deputetëve, si diçka jasht objektit të të punës së komisionit, bazuar në tekstin e marrëveshjes së 14 nëntorit, 2011.
Nga ky këdvështrim mazhoranca i sheh të gjitha mundësitë për përmbylljen e reformës zgjedhore para nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›