Komedia shqiptare në Preshevë

Naser Nuredini, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, tha për agjencinë Persheva Jonë se në edicionin e sivjetmë i festivalit do të marrin pjesë teatro nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Luginës së Preshevës, të cilat për një javë rresht do të prezantohen me komeditë e tyre teatrore para publikut të Preshevës.
Ndryshe, pjesëmarrës të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare, në Preshevë, janë Teatri Kombëtar i Kosovës, me shfaqjen “Nata e 12’të”, të autorit William Shakespeare, me regji të Ilir Bokshit; Teatri Istref Begolli, nga Peja, me shfaqjen “Darka Private” të autorit Peter Schafer, me regji të Burbuqe Berishës; Teatri Profesionist i Mitrovicës, me shfaqjen “Langojtë”, me regji të Fatos Berishës; Teatri Shqiptar i Shkupit, me shfaqjen “paraja”, të autorit Ray Coney, me regji të Ilir Bokshit; Teatri Dodona, me shfaqjen “Këngëtarja Tullace”, të Eugene Lonesco, me regji të Diar Xanit; Teatri Metropol, nga Tirana, me shfaqjen “Ëndrra në Papafingo”, të autorit dhe regjisorit, Erion Isai; Teatri Kombëtar i Komedisë nga Tirana, me shfaqjen “Harroje Dashurinë”, të autorit dhe regjisorit Erion Kame; dhe teatri Bylis, nga Fieri, me shfaqjen “Milioneri’, të autorit dhe regjisorit, Pëllumb Kulla.
festivali ka karakter garues dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës e Serbisë,
Komuna e Preshevës, dhe Shtëpia e Kulturës në Preshevë.
Për secilën shfaqje është paraparë të mbahet nga një tryezë e rrumbullakët, që do të udhëhiqet nga profesori preshevar, Nebi Islami, dhe nga kritiku i artit nga Shqipëria, Josif Papagjoni.