E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disney blen LucasFilm

Kompania Disney do të blejë kompaninë filmike të George Lucas, për 4 miliardë dollarë.

"Jemi të gëzuar me këtë veprim dhe shpresojmë që fillimisht ta zgjerojmë franshizën ‘Lufta e Yjeve’”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Disney, Robert Eiger.

LucasFilm ishte në pronësi të producentit, regjisorit e skenaristit, George Lucas,sipas të cilit, ishte koha që “krijimin” e tij t’ia dorëzonte dikujt tjetër.

"Në 35 vitet e fundit u kënaqa me bartjen e ‘Luftës së Yjeve’ nga gjenerata në gjeneratë. Besoj se edhe ky veprim paraqet njëlloj bartje të tillë. Është koha që ‘Lufta e Yjeve’ t’i dorëzohet një gjenerate të re të regjisorëve”, deklaroi i nominuari i katërfishtë për çmimin Oscar.

Disney ndërkohë ka njoftuar se fillimisht do të hartojë një plan afatgjatë për zgjerimin e sagës së njohur filmike. Ndryshe, Disney paraprakisht ka blerë kompaninë Capital-ABC (1995) për 19.7 miliard dollarë, kompaninë Fox Family (2001) për 5.2 miliardë, dhe kompaninë Pixar (2006) për 7.6 miliardë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›