E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente për debatin Miri-Klodi

23/03/10 00:37

Miri i tregon Bertinës se u konfliktua pak më parë me Klodin, por ajo thotë se ai nuk është i vetmi që po i ndodhin këto gjëra me Klodin. Sipas Mirit, Klodi i kaloi limitet, ndërsa Bertina e justifikon se ndoshta është nervoz. Me ta bashkohet dhe Erioni dhe biseda ndryshon fillimisht në tema të përgjithshme e më pas për nominimin e kësaj jave. Miri e pyet Erionin se si i duket, pasi merr opinionin e Bertinës e cila mendon se është i fortë. Edhe Erioni thotë të njëjtën gjë dhe mendon se cdo javë është e tillë. Për nominimin më të fortë, të dy djemtë mendojnë se ka qënë java kur ishin Miri, Hakiu dhe Bledi. Për Bertinën, Miri mendon se nuk rrezikon këtë javë dhe po ashtu edhe për Hakiun. Ata diskutojnë edhe për eleminimin e dy-fishtë dhe Miri mendon se ai është më i vështirë, ndërsa Bertina thotë se ato mund të jenë edhe në vazhdim. Të tre banorët i kthehen sërish lojës së të tjerëve dhe Miri këshillon veten dhe ata që të kenë kujdes e të mos i japin avantazhin që të kapen pas lojërave të tyre, por Bertina mendon se duhet të sillen në bazë të lojës së grupit tjetër; nëse duan debat, debate do kenë. Miri tregon se Klodi mori atë që donte prej tij dhe flet se e humbi llogjikën me kërcënimin që i bëri atij. Por duke arsyetuar, Miri mendon se kjo është thikë me dy presa sepse edhe Klodi nuk doli më i mirë se ai. Bertina thotë se Klodi kapet pas cdo gjëje, u kundërvihet shpesh, kundërshton cdo mendim pikërisht për të hapur debate dhe për të provokuar të tjerët e sipas saj, kjo është taktika e tij. Miri tregon se mbrëmë, Olta ishte ajo që e nxiti Klodin duke i thënë ngacmoje Mirin, por ai shprehet se nuk do që ti japë asaj asnnjë mundësi për të diskutuar.
Më pas ata fillojnë të bisedojnë për dashuritë e fëmijërisë dhe adoleshencës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›