E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagjja "Kodra e Diellit", banorët ankohen për mungesën e ujit

Në ditën botërore të ujit, banorët e Kodrës së Diellit në Tiranë, kanë shprehur për të disatën herë pakënaqësinë e tyre për mungesën e ujit. Prej vitësh nëpër shumë shtëpi të kësaj zone në rubinetat e çezmave nuk zbrazet pikë uji. Ky fakt është bërë shumë shqetësues për këta banorë të cilët detyrohen të marin ujë me autobote, kundrejt nje pagese. Por edhe më shqetësues është fakti se institucionet përkatëse nuk e kanë marrë përgjegjësinë e këtij problemi, sepse nuk dihet nëse faji është i ujësjellësit, bashkisë së Tiranës apo i komunes Farkë.
Megjithatë banorët e lagjes Kodra e Diellit në kryeqytet janë shprehur se ata në mënyrë të vazhdueshme e kanë ngritur këtë problem pranë organeve përkatëse, por gjendja ka vazhduar të jetë e njëjtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›