E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri sqarohet me Klodin

22/03/10 20:57

Jetmiri ka marrë veç Klodin për tu sqaruar mbi provokimin seksual që i ka bërë Klodi një natë më parë. Jetmiri e pyet se pse ka vepruar në atë mënyrë duke qënë se ai i është afruar shumë dhe Klodi i përgjigjet se ashtu e ka ndjerë të veprojë. Jetmiri e pyet se çfarë do të thotë me këtë dhe Klodi përgjigjet që Jetmiri ka shkuar vetë tek krevati i Klodit dhe Jetmiri thotë që mbrëmë nuk ka qënë hera e parë që ai ka shkuar te krevati i tij, por Klodi nuk kishte vepruar asnjëherë në atë formë. Klodi e pyet nëse kjo gjë i ka dhënë bezdi Jetmirit dhe ai pohon. Klodi shprehet se nëse është ndjerë në këtë formë, Jetmiri duhet tia kishte thënë që mbrëmë dhe Jetmiri përgjigjet se po tia kishte thënë mbrëmë, do të kishte reaguar shumë keq dhe Klodi shprehet se ky nuk do të ishte një problem për të. Jetmiri merr një pamje serioze dhe shpreh se nëse Klodi do ta përsërisë atë lloj gjesti, Jetmiri do të reagojë shumë keq dhe nuk do tia dijë për asgjë tjetër. Klodi thotë që ky nuk është problem për të pasi Jetmiri i është futur vetë në krevat dhe Klodi i ka thënë disa herë që të çohet. Jetmiri i thotë dhe njëherë që Klodi nuk i ka bërë më parë këto veprimë ndaj tij. Klodi shprehet se ai ka patur qejf të veprojë ashtu dhe Jetmiri përgjigjet dhe ai mund të bëjë shumë gjëra për qejf në drejtim të Klodit. Jetmiri shprehet se atij i duket se veprimet e tij kanë qënë me paramendim dhe ai nuk do që të përsëriten më. Ai shton që Klodi është shprehur se nuk do të luajë me homoseksualitetin e tij, por Jetmirit i është dukur se mbrëmë ai e ka ngacmuar me tendencë dhe Jetmiri është ndjerë i provokuar. Jetmiri shprehet se Klodi ka dashur që në bazë të reagimeve që mund të kishte bërë, ai do të ishte larguar nga loja. Klodi thotë se kjo nuk i ka shkuar në mend. Jetmiri e paralajmëron për herë të fundit që Klodi mos ti bëjë më ato veprime dhe Klodi përgjigjet që nëse ai do ti shkojë përsëri në krevat, ai ka për ta ribërë. Jetmiri thotë:- provoje dhe do ta shikosh. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›